Lëvizja “Ne Tirana” e drejtuar nga Gjergj Bojaxhi, ka reaguar pas asaj që Rama e cilësoi sot si “Hyrja e Parkut Kombëtar”.
Bojaxhi e cilëson këtë si vijim të betonizimit më ndërtime nga klientë të qeverisë të cilët do ta shkatërrojnë përfundimisht edhe të vetmen gjë që ka mbetur pa u shkatërruar në Tiranë.
“Per te gjitha ata qe mendojne qe ndertimi anash Korpusit te Universitetit eshte shaka, ja nje nga propozimet qe po diskutohet ne keto momente.
I gjithe projekti, i titulluar ne menyre tinzare “Hyrja e Parkut Kombëtar” eshte nje projekt gjigand ndertimesh nga klientet e qeverise qe do te shkaterroje perfundimisht edhe te vetmen gje qe ka mbetur pa shkaterruar ne Tirane, zonen rreth Sheshit Nene Tereza, duke e betonizuar krejtesisht ate.
Po ne menyre tinzare, me kete projekt po merret qeveria megjithese autoriteti qe administron kete territor eshte Bashkia e Tiranes.
Eshte momenti qe Kryetari i ri i Bashkise se Tiranes te pergjigjet me ne fund: A do te lejoje ai ndertimet ne krah te Korpusit te Universitetit”, shkruhet në reagimin e Bojaxhi.









