• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bode: Qytetarët janë ata që vuajnë rritjen e taksave dhe çmimeve

by A R
01/12/2016 13:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Financave Ritvan Bode bëri oponencë në Kuvend ndaj fjalës së kryeminsitrit Rama për buxhetin. Gjatë fjalës së mbajtur Bode deklaroi se e vetmja gjë që ka bërë kjo qeveri ka qenë asfiksimi i qytetarëve me taksat e rritura.

“Shqiptarëve iu morën 400 milionë dollarë më shumë me faturat e energjisë, me burg e më policë. Kjo është ulja që premtuat në fushatë? Nuk e bëtë naftën pa akcizë për peshkatarët dhe fermerët, sikurse premtuat. Për më tepër, taksën e qarkullimit ia shtuat me 240 lekë të tjera për litër duke e bërë naftën për peshkimin dhe bujqësinë më të shtrenjtën në rajon”, ka thënë Bode.

Sipas tij, “në këto 3 vite e gjysmë shqiptarët kanë paguar 2 miliardë dollarë taksa më shumë, ndërkohë që i gjithë prodhimi i brendshëm bruton është 2.45 mld dollarë”. “Ju keni shterrur gjithë prodhimin e brendshëm bruto të vendit”, ka thënë Bode.

Ai ka theksuar se, edhe rritja e pensioneve që pretendon kryeministri Rama është një farsë. “Harroni që pjesën dërrmuese të pensionistëve i keni lënë të ekspozuar ndaj rritjes së çmimeve dhe taksave”, ka vijuar Bode.

Sa për ish-pronarët, ai ka akuzuar Ramën se, në këto 4 vjet ka dhënë më pak dëmshpërblime se qeveria e kaluar. “U keni dhënë vetëm atyre që janë gjallë, trashëgimtarët e atyre që kanë vdekur nuk kanë marrë gjë. Pavarësisht kësaj, 80 për qind e përfituesve kanë marrë vetëm 2 këste”, ka thënë Bode.

Duke vazhduar me akuzat ndaj kreut të ekzekutivit, Bode ka shtuar se, niveli i papunësisë është më i lartë që nga momenti kur kjo qeveri erdhi në pushtet.

Next Post
Shifrat tronditëse, gjithçka duhet të dini rreth parandalimit dhe trajtimit të HIV-AIDS

Shifrat tronditëse, gjithçka duhet të dini rreth parandalimit dhe trajtimit të HIV-AIDS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com