• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bode: Qeveria dështoi në ekonomi, duke e futur atë në krizë

by
19/08/2015 15:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bode: Qeveria dështoi në ekonomi, duke e futur atë në krizë

Për Ridvan Boden, politikat fiskale të Qeverisë janë të dështuara, duke vënë në vështirësi jo vetëm biznesin, por tërë ekonominë kombëtare.

“E gjithë politika fiskale që tentoi të ndërtonte Qeveria bazuar në progresivitetin dhe në taksimin e fortë, ishte një politikë tërësisht e dështuar që nuk dha asnjë rezultat. Kjo është arsyeja kryesore përse rishikohet buxheti”, u shpreh Ridvan Bode.

Ish-kryefinancieri i djathtë thotë se, rritja e taksave dhe një sërë masash të tjera kundër biznesit kanë rritur pasiguritë në treg, çka – sipas tij, – mund të mbajnë ekonominë të mbërthyer në krizë për një periudhë të gjatë.

“Aspekti psikologjik, që përjetojnë qoftë konsumatori, ashtu dhe komuniteti i biznesit, janë negative dhe të tilla, që do të persistojnë në periudhë afagjatë për të shpresuar një ringritje. Por në këto rrethana ringritja do të jetë shumë e vështirë”, vijoi më tej ish-ministri i Financave, Bode.

Sipas ish-kreut të Financave, kjo agoni e ekonomisë rrezikon të ushqehet edhe nga një tjetër problem strukturor.

“Ky moment i vështirësisë ekstreme të ekonomisë reale dhe bizneseve, sigurisht do të shtojë problemet e ristrukturimit të tyre. Qoftë ristrukturimit të brendshëm financiar të bizneseve, ashtu dhe rialokimit të kapitaleve në sektorë apo industri, të cilat mund të duken me perspektivë më të qartë. Por, me pasivitetin që ka sistemi aktual bankar dhe me politikat jo miqësore të Qeverisë në raport me biznesin, kam frikë se do të dëmtohet pjesa e biznesit që kanë shpresë dhe që kanë një rentabilitet më të lartë, e do të mbijetojë biznesi që konsumon shumë për të prodhuar pak”, u shpreh Ridvan Bode.

Sipas tij, rritja e dobët ekonomike e kombinuar me borxhin e lartë kanë shtuar rreziqet edhe për qëndrueshmërinë financiare të vendit. Bode paralajmëron se, kreditë që Qeveria po merr nga jashtë, ndonëse mund të duken si lehtësim në periudhë afatshkurtër, do të jenë rrezik për financat publike.

“Sot, niveli i Euroborit është i ulët, por në momentin kur ekonomia europiane do të rifillojë të gjallërohet dhe kur tregu financiar europian do të ketë hapësirë për të investuar, sigurisht që do të luhatet dhe, prej atij momenti, rritja e kostot së shërbimit të borxhit publik do të përbëjë një problem në vetvete të borxhit publik shqiptar, për të konsumuar burime të mëdha financiare, që mund të investoheshin dhe përdoreshin në sektorë të tjerë, për të nxitur ekonominë dhe për të përmirësuar shërbimet e tjera të Qeverisë”, deklaroi ish-ministri Bode.

Për vitin aktual, Qeveria e korrigjoi me ulje rritjen e parashikuar ekonomike, nga 3 në 2.7 për qind, ndërkohë që pak ditë më parë ajo uli edhe vlerësimet e rritjes për të 3 vitet e ardhshme.

/ Top Channel

Next Post

Tiranë, masa ndëshkimore për zaptuesit e hapësirave publike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In