• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Boçi zbulon planin e PD: Po mendojmë të futemi në grevë urie ose të ngujohemi në Parlament

by A R
23/12/2025 21:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti demokrat Luçiano Boçi e ka cilësuar protestën e së hënës (22 dhjetor) para kryeministrisë si “fillimin e një procesi protestues pa kthim”. Në emisionin “Tema e Ditës” me Arbër Hitajn në RTSH, ai deklaroi se Partia Demokratike po diskuton edhe hapa të tjerë radikalë, si greva e urisë apo ngujimi në parlament.

“Protestë që do të shoqërohet me protesta të tjera dhe me forma të tjera, duke u kombinuar edhe me atë protestë që na e kanë kërkuar edhe demokratët, qëndrim që duhet të mbajë grupi parlamentar brenda parlamentit, duke kaluar në veprime që frymëzojnë. Një prej tyre është greva e urisë, apo ngujimi në parlament dhe është shprehur gatishmëria nga anëtarët e grupit parlamentar në mbledhjen e fundit dhe këto janë hapa që do kombinohen në vazhdimësi, deri në arritjen e një qëllimi final. Është një proces protestues pa kthim. Do ketë një qëllim të caktuar  që realizohet brenda një hapësire kohore. Mënyra si do ecin ngjarjet, do përcaktojë edhe kohën e suksesit”, tha ai.

Sipas tij, suksesi i protestës së të hënës ishte pjesëmarrja, teksa shtoi se edhe PD ka rolin e saj organizativ dhe se duhet të vazhdojë të frymëzojë me aktet e saj, duke rritur besimin tek qytetarët.Boçi tha se në protestën e PD-së u përcollën mesazhe politike të qarta, ndërsa theksoi se nuk do të ndalen deri në arritjen e qëllimit.

“Sfida kryesore ishte pjesëmarrja. U akuzuam mungon frymëzimi apo mungon çdo gjë tjetër. Por duke u vendosur përballë kësaj, ne shprehëm një lloj angazhimi akoma të më dh. Por nuk ishte vetëm rezultat i këtij angazhimi. Suksesi i protestës ishte zemërimi qytetar. Gatishmëria e tyre për të zbritur në shesh dhe për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë Rama. PD patjetër ka rolin e saj organizativ. Duhet të vazhdojë të risi atë pjesën e besimit, duhet të frymëzojë me aktet e saj. Këtu jemi te pjesa e debatit që pritej diçka më shumë apo më ndryshe, por diçka më ndryshe ishte sepse ishte shumë serioze si protestë. Mesazhi politik ishte shumë i qartë dhe pati edhe një lloj kombinimi me shprehjen e revoltës me ato mënyra dhe mjete t’i quajmë demokratike që ka në dispozicion PD. Ishte brenda seriozitetit të një proteste që jep mesazhin që ajo do vazhdojë deri në arritjen e një qëllimi. Shprehu hapin e parë të qëndrueshmërisë së saj”, deklaroi ai.

I pyetur mbi mungesën e aleatëve në protestë, Boçi tha se PD vlerëson bashkëpunimin dhe se do të vazhdojë thirrjet për të vepruar si front i përbashkët.

“Ngërçi nuk është te PD-ja, zoti Berisha i bëri thirrje publike. Ne do vazhdojmë me këtë pjesë të thirrjes dhe të kërkesës për të komunikuar dhe vepruar si front  i përbashkët. Protesta është proces dhe ky proces kërkon edhe komunikimin dhe bashkëpunimin me forcat e tjera  parlamentare”, theksoi ai.

Lidhur me largimin e PD-së nga Komisioni për Reformën Territoriale dhe Reformën Zgjedhore, Boçi tha se do të riktheheshin vetëm nëse i jepen garanci.

“Ulesh në tavolinë me një forcë politike që respekton një lloj qëllimësie të mirë dhe procedurat dhe konsensusin politik si vlerë politike. Në momentin që t’i dëshmon se konsideron forcën e kartonit, të njëjtin modalitet do përdorësh edhe këtu sipas interesit tënd. Pse të përdoremi si dekor? Ne duam garanci të plota, por këtë garanci këta nuk e japin, e kanë dëshmuar sepse në fund fare këta e dredhin dhe vetëm një qeveri tjetër mund ta garantojë këtë“, deklaroi Boçi.

Next Post
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Kriza e opozitës çoi në humbjen e thellë më 11 Maj. E bashkuar mund të fitonte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In