• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Boçi: Ikje jo burrërore e Alibeajt. PD po përgatitet për zgjedhje, nga aksionet te programi

by Java News
20/06/2024 20:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ishte i ftuar në Ditarin e Pasdites Nga Bruna Çifligu në A2 CNN nga ku foli për zhvillimet më të fundit në Partinë Demokratike, nga vendimi i gjykatës për vulën, non grata e Berishës në Britani dhe situata në parti gati një vit nga zgjedhjet e ardhshme.

Berisha non grata nga Britania,

“Nuk është vendimi i Apelit, por një komision administrativ. Nuk kemi një vendim gjykate. Nuk mund të kemi një apel kur nuk kemi një vendim të shkallës së parë. Nuk janë marrë në shqyrtim faktet e dorëzuara nga Berisha me avokatët e tij. Hapat juridik ndiqen më vonë. Berisha në artikulimet e tij e ka konsideruar si një çështje personale. Nuk ka lobuar dhe ka preferuar të ndjekë rrugën ligjore. Kjo është një çështje që nuk ndikon në veprimin politik të PD-së. Kjo gjë është relativizuar së fundmi, si nga rastet analoge të non gratave që nuk kanë efekte elektorale. Si nënkryetar kam arsye politike për të mos qenë i shqetësuar për këtë. Ato që sjell Britania janë jo vetëm të pavërteta, por janë ulëritëse.

Berisha, 6 muaj jashtë Parlamentit, a do t’i digjet mandati?

“Sjellja me mandatin e Berishës është në vijimësi. Nuk habitem që Nikolla ta kërkojë heqjen e mandatit. Ligji dhe kushtetuta e përcaktojnë qartë se mandati i zotit Berisha mbaron kur mungon 6 muaj pa arsye dhe kur ka një vendim gjykate të formës së prerë dhe të dyja këto kushte nuk plotësohen. Mungesa në parlament nuk ka qenë pa arsye, por një ndalesë nga një organ i cili duhet ta lejonte”.

“Basha dhe Alibeaj janë vetpërjashtuar nga PD-ja”

“Ne nuk përjashtojmë njeri. Ata kanë përjashtuar Berishën dhe kanë marrë vendime për këtë. Ne kemi deklaruar se nuk përjashtojmë njeri dhe sot kemi një formalizim të këtij vetformalizimi. Ishte i pritur. Ndërkohë, ata janë zgjedhur me votat e PD-së dhe kjo është shumë themelore. Një ikje e tillë ka ndodhur shumë herë në vitet e pluralizmit, por jo në formën që ka ndodhur me Alibeajn, pasi është një ikje, jo burrërore, por një ikje që i shmanget përgjegjësive”.

A ka vend sot në PD për Bashën?

“Basha është vetëpërjashtuar, por ende nuk e ka formalizuar si Alibeaj. I ka marrë zvarrë demokratët në kaq vite. Ka nevojë për formalizim. Ikja e Bashës është shumë afër dhe është një gjë që edhe ai e ka shprehur gjatë kësaj kohe me tendencën për një parti të re. Ai i ndryshon deklaratat. Ai ka lëvizur shpeshherë nga A te ZH. Gjithmonë kështu ka ndodhur dhe nuk duhet të habitemi për këtë. Për të tjerë vazhdon thirrja dhe apeli pasi janë pjesë të PD-së. Për ta gjithmonë ka pasur dhe ka vend në PD”.

Më pak se një vit nga zgjedhjet, ku ndodhet sot PD?

“Çdo forcë politike gjithmonë është vonë për zgjedhjet. Edi Rama po punon me administratën. Madje me paratë e buxhetit po punon edhe përtej Shqipërisë. Çdo aksion i opozitës ka vlerën e vet, madje nuk mund të ndërpritet kur ka çështje themelore. Betejat e opozitës duhet të vazhdojnë, jo vetëm në këto formate, por edhe më të mëdha. Ka probleme, Vlora kishte 3 ditë pa ujë, Elbasani ka probleme të tjera. Ne jemi në rrugën e duhur dhe rruga e duhur është që të kemi aksione të tjera politike. Ne jemi duke artikuluar pjesë të caktuari të programit të partisë. Megjithatë, këtu tek ne nuk është se është fituar gjatë këtyre viteve me program. Shumë i mirë ishte i vitit 2021, por kush e dëgjoi dhe reflektoi? Këtu mungon sistemi i zgjedhjes. Ai është i rëndësishëm dhe programet e PD gjithmonë kanë qenë thelbësore”, tha Boçi./a2

Next Post
Altin Lala, thirrje Brajan Grudës: Eja te Shqipëria! Do të jesh shumë më i rëndësishëm se te Gjermania

Altin Lala, thirrje Brajan Grudës: Eja te Shqipëria! Do të jesh shumë më i rëndësishëm se te Gjermania

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe kapin 4 raketa balistike dhe 6 dronë, raketa edhe në Tel Aviv

Emiratet e Bashkuara Arabe kapin 4 raketa balistike dhe 6 dronë, raketa edhe në Tel Aviv

March 15, 2026
Deklaratat e Vuçiç, Bushati: Rajoni nuk ka nevojë për narrativa lufte, Shqipëria të mos ia lërë inercisë prioritetet

Deklaratat e Vuçiç, Bushati: Rajoni nuk ka nevojë për narrativa lufte, Shqipëria të mos ia lërë inercisë prioritetet

March 15, 2026
Dyshohet se spiunonin tek Izraeli forcat iraniane të sigurisë, 20 të arrestuar rrezikojnë dënimin me vdekje

Dyshohet se spiunonin tek Izraeli forcat iraniane të sigurisë, 20 të arrestuar rrezikojnë dënimin me vdekje

March 15, 2026
E vlefshme për play Off-in e Botërorit, të hënën nis procesi i aplikimit për biletat e ndeshjes Poloni-Shqipëri

E vlefshme për play Off-in e Botërorit, të hënën nis procesi i aplikimit për biletat e ndeshjes Poloni-Shqipëri

March 15, 2026
PD mbledh Kryesinë të hënën, priten ndryshime në statut! Në pikëpyetje “neni Basha” pas lëvizjes së Salianjit

PD mbledh Kryesinë të hënën, priten ndryshime në statut! Në pikëpyetje “neni Basha” pas lëvizjes së Salianjit

March 15, 2026
Teherani i përgjigjet Trump: Khamenei është mirë dhe qeveris Iranin

Teherani i përgjigjet Trump: Khamenei është mirë dhe qeveris Iranin

March 15, 2026
Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që ta lehtësojë atë?

Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që ta lehtësojë atë?

March 15, 2026
Fermerët pjesëmarrës dhe përfitues të rivitalizimit rural

Fermerët pjesëmarrës dhe përfitues të rivitalizimit rural

March 15, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

Berisha i përgjigjet Ramës: Çështja Balluku nuk mbyllet kurrë

March 15, 2026
U përjashtua pasi ofendoi Juelën, Greta i kërkon falje: Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për…

U përjashtua pasi ofendoi Juelën, Greta i kërkon falje: Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për…

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In