• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Boçi fajëson ndërkombëtarët për humbjen: Po i njohin zgjedhjet, siç njohën çlirimin në 1944!

by A R
20/05/2023 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë Elbasan, Luçiano Boçi ka reaguar pas humbjes së opozitës në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Postimi i plotë:

GOD BLESS…ZGJEDHJET

Zgjedhjet u kryn!

Më në fund u çliruam.

Çlirimi duket se do njihet si dikur nga të gjithë aleatët tanë. Disa fituan. Fituan si fituan, me para, me dhunë apo me truke kompjuterike, ata sot tundin me krenari të shpifur parrullën shtegdalëse: “Fituesi nuk gjykohet” (shpikësi i saj duhet të ketë qenë fitimtari më i dëshpëruar i historisë dhe i planetit)

Fituan karriget, interesat, sigurinë e mos hyrjes së gjembit në këmbë. U lehtësuan disi nga mëkatet e fajet e mbishpinës e fundshpinës.

Disa shumë, ata më fatkeqët, fituan më në fund atë, varfërinë e sigurtë, që siç duket është qëllimi final i jetës së tyre. Shumë humbën: dikush përfundimisht dinjitetin për aspra administartive, ose situative. Dikush humbi votën, dikush drejtimin e dëshirat për të bërë diçka ndryshe në moçalin e molepsur të politikës.

Shumë humbën shpresën e besimin se këtu nuk do valviteshin më  flamujt e një melankolie dhe depresioni unik ekonomik e social.

Të tjerë dolën ashtu siç hynë. Verbërisht, nën kompleksin e Stokholmit, duke ndjekur me shterim admirues dhunuesin sistematik të qënies fizike e kulturore të tyre.

Edhe Hoxha bënte zgjedhje, për të vendosur zgjedhën dhe ai. Jo votime se vota nuk ekzistonte, sikurse sot është ose virtuale, ose në formë kartmonedhe.

Pothuaj si këta tani e bënte Hoxha. Por me kokrra që kërcisnin me qëllim që t’i kërciste plumbin pas koke, siç dhe bëri. Dhe me triska fronti që t’i rreshtonte të gjithë në një front. Asnjë dallim nga sot veçse Fronti Demokratik sot quhet Administratë Demokratike. Aso kohe Hoxha ishte një “yll” kombëtar e ndërkombëtar dhe armiqtë e supozuar ideologjike të tij e kaluan dhe pranuan terrorin që ai vendosi me një shkelje syri e ca deklarata të qullta.

Vitet kanë kaluar dhe “moderniteti” ynë kombëtar (pjesë e krenarisë së pakufishme) ka ecur paralel me faqet pa pikë faqe, online, që shiten e blihen në të njëjtën linjë për të prodhuar propagandë pa fund dhe mbi të gjitha për të prodhuar atë që preferon më shumë, si gatim të shijshëm, shoqëria jonë e botës së tretë: sharje dhe shpifje pa fund për armikun e klasës së fejsbukut.

Ai që s’ka ndryshuar është terrori politik.

Plumbi ka dalë jashtë mode krejt dhe është zevendësuar me një industri perfide shtetërore hakmarrje dhe persekutimi, e cila ngjan si trëndafil i ngjyrosur instagrami, por që është një mekanizëm diabolik kontrolli dhe detyrimi i kushtëzuar. Tani nuk vritesh por rrezikon të mbetesh pa punë ti dhe familjarët. Nuk deportohesh, por survejohesh, linçohesh publikisht, gjobitesh në mënyrë “të drejtë” e dashamirëse. Aq më tepër sot je i lirë të vetëarratisesh ku të duash e si të duash. Mjafton mos prishësh qetësinë e lumturisë që sundon kudo. Nuk pushkatohesh por të merret prona, shkatërrohet investimi e çdo gjë tjetër si komisioner rrugaç e i pabindur, kundërshtar  i shtetit tonë demokratik.

Armiqtë ideologjikë të Hoxhës edhe sot shkelin syrin e japin viston e shprehen për një proces zgjedhor të pranueshëm demokratik (çfarë komedie gjigande!?). Ndoshta zgjedhjet tashmë e kanë kaluar stadin e votës dhe operojnë në sfera më të larta, që nuk shihen, por që duhet të kuptohen e ndoshta ata që humbën nuk e kanë kapur ende kohën.

Ndoshta zgjedhjet kanë ndryshuar dhe qëllim: nuk janë më si dikur: shpresa e projekte zhvillimore, por thjesht një masë korrektimi “demokratike” e fabrikuar, me heshtje ndërkombëtare, për të pabindurit të cilët ende naivisht mendojnë se themeli i një shoqërie demokratike është vota.

E gjithmonë në arsyetimin që nuk mbyllet, të del  përpara ajo pyetja:

Cili nga sistemet bën zgjedhje të drejta?

Ai me votë-kokërr, apo ky me votë-kartmonedhë?!

Raporti i OSBE-ODIHR-it do ta thojë me patetizmin nanuritës të tij të pakuptuar asnjëherë e do na e heqë dilemën tonë demokratike-shekspiriane.

Me siguri me gjuhën e rrumbullakosur e cila nuk ka as fillim dhe as fund! Kështu do të sanksionojë regjimin demo-dramatik shqiptar.

Deri atëhere:

GOD BLESS … ZGJEDHJET!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

November 23, 2026
Trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

“Nga Ekuadori në Meksikë, shqiptarët shtrijnë aleanca me kartelet e kokainës që furnizojnë Europën”

November 23, 2026
Atentati që solli vdekjen e Sel Çamit në Fier, mbetet i plagosur edhe i vëllai

Vrasja e Sel Çamit në Fier, kamerat e sigurisë zbulojnë dy persona të maskuar pranë banesës

November 23, 2026
“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

November 23, 2026
Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

November 23, 2026
Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

November 23, 2026
“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

November 23, 2026
U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

November 23, 2026
Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

November 23, 2026
Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

November 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In