• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Bo bo, kush duron këtë, do më kujtojë lekët”, zbardhet dëshmia e shokut të autorit. Si u vra në sy të djalit 62-vjeçari

by Java News
18/03/2019 08:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet dëshmia e shoqëruesit të ekzekutorit te Haxhi Baçinozi, te Liqeni i Tiranes. Nga deklarimet që ka dhënë në Policinë e Tiranës Myftar Pasha, 56-vjeç, i arrestuar për moskallëzim krimi, shpjegohet mekanizmi i ngjarjes, që sipas tij nuk ishte e planifikuar.

Ai ka shpjeguar para oficerëve të Policisë Gjyqësore se personin e shpallur në kërkim e ka fqinj e mik dhe se kishte dalë me të për një xhiro nga Liqeni Artificial. Ndërkohë, sipas versionit të tij, takimi me viktimën ka qenë rastësor, madje miku i tij është shtangur nga kjo përballje, pasi i është shprehur se Baçinozi do i kujtonte borxhin.

Megjithatë, ndonëse i arrestuar, ka këmbëngulur për një ngjarje të paplanifikuar, Policia ka dyshime të forta për një vrasje të mirëmenduar nga personi që është shpallur në kërkim. Nisur kjo, edhe nga fakti që ai kishte pistoletë me vete.

Vetë i arrestuari është shprehur se nuk kishte dijeni për armën që miku i tij mbante me vete. Sipas dëshmisë së mikut të Islam Myrtajt, 62- vjeçari që mbeti i vrarë te “Liqeni Artificial”, sapo ka parë autorin e dyshuar të ngjarjes, i është afruar duke e ofenduar, ndërsa më pas kjo situatë është pasuar nga një përleshje fizike.

Sipas Myftar Pashës, pas këtij veprimi miku i tij ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar drejt Haxhi Baçinozit.

“Islam Myrtajn e kam shok dhe komshi. Të shtunën pasdite më mori në telefon më pyeti se ku isha. Kur unë i thanë se po dilja nga Liqeni Artificial, ai tha se do të vinte të më shoqëronte. Ishim duke ecur të dy kur përballë pamë Haxhi Baçinozin, që ishte i shoqëruar nga i biri. Islami me tha: Bo bo, kush duron këtë, do më kujtojë lekët… Kur Haxhi Baçinozi u afrua, e ofendoi Islamin rëndë dhe e goditi. U përleshën të 2 dhe pastaj Islami nxori pistoletën dhe qëlloi 4 ose 5 herë. Sapo qëlloi, Islami u drejtua drejt kodrës. Ndodhi shumë shpejt. Unë nuk kisha dijeni që Islami kishte armë dhe që do e vriste. U tremba shumë dhe shkova direkt në shtëpi. Sot u qetësova dhe mora kontakt me Policinë”, ka deklaruar Myftar Pasha gjatë dëshmisë që ka dhënë pas arrestimit./Panorama

Next Post
Kandidati i partive popullore: Europa e paplotë pa Ballkanin

Kandidati i partive popullore: Europa e paplotë pa Ballkanin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com