• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bluzat e bardha, te liqeni për çdo urgjencë të frekuentuesve të parkut

by Java News
15/07/2018 16:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej më shumë se një muaji, frekuentuesit e zonës të liqenit artificial, përveç kujdesit shëndetësor që përpiqen të tregojnë ndaj vetes, kanë një ekip të bluzave të bardha në gatishmëri për çdo të papritur.

“Pjesa më e madhe e personave vijnë, tashmë e kanë kuptuar që liqeni ka një ekip mjekësor dhe vijnë njoftojnë që kemi nevojë për ndihmë, e ne shkojmë shikojmë ç’problem ka. Por ka edhe disa raste kur jemi njoftuar nëpërmjet numrit. Në momentin që merr një telefonatë, ekipi mjekësor me biçikleta, i mbështetur edhe nga kolegët tanë të bashkisë, kemi bërë të mundur që në kohë rekord të ofrojmë ndihmën e parë”, shprehet Drilon Kamishi, mjek.

Mjekja Amelita Ismalaja na tregon se, deri më tani dy janë personat që kanë qenë në gjendje të rënduar, një grua rreth të 60-ave dhe një shtetase e huaj, ku falë pranisë së ekipit mjekësor te liqeni, ndërhyrja e menjëhershme u ka shpëtuar jetën. Më pas janë dërguar në spital. Por, cilat janë rastet më të shpeshta që hasin çdo ditë?

“Fëmijët, të cilët mund të luajnë te parku i lojërave dhe mund të kenë ndonjë dëmtim të vogël, ose rrëzohen nga biçikleta dhe kërkojnë ndihmën e parë. Gjithashtu s’mund të lëmë të moshuarit, të cilët mund të kenë ndonjë gjendje të fikti, ose vijnë thjesht për të matur tensionin”, thotë Amelita Ismalaja, mjeke.

70-vjeçari Qazim Gurmani ishte një prej të moshuarve që nuk u ndie mirë. Hipertensioni është një vrasje e heshtur, – tregon mjeku, – ndaj janë të nevojshme kontrollet e matjet e tensionit të herëpashershme.

“Më rri tensioni i lartë, ka mbi 20 vite edhe ha kokrrat, ultimozonin ha. Mbrëmë natën për shembull nuk kam fjetur gjumë dhe e kam matur në mesnatë”, thotë Qazim Gurmani.

Zona e parkut të liqenit është pikënisja e kësaj nisme të organizatës “ARC”, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, të cilët besojnë se me kohën, nisma do të shtrihet edhe më gjerë. TCH

ma.me

 

Next Post
Finalja e madhe e Botërorit, parashikimi sipas papagallit Njuton

Finalja e madhe e Botërorit, parashikimi sipas papagallit Njuton

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com