• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bluza e “Shqipërisë së madhe”, Kotzias thirret në interpelancë: Fëmija i pavetëdijshëm për hartën

by Java News
21/02/2018 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Incidentet që kanë shoqëruar përpjekjet për mësimin e gjuhës amtare nga fëmijët e emigrantëve shqiptarë në ishullin e Kretës, kanë mbërritur deri në parlamentin grek.

Duke marrë shkas nga publikimi i një fotografie, ku një prej fëmijve kishte veshur një bluzë me stemën tashmë të famshme të “Autocthonus”, deputeti i Demokracisë së re të opozitës, Theodoros Karaoglu, ka kërkuar interpelancë me ministrin e Jashtëm Nikos Kotzias. Duke argumentuar kërkesën e vet, deputeti opozitar, komenton faktin e pranisë në fotografi të zëvendësambasadorit shqiptar Florian Nova.

“Mundet që një fëmijë i mitur që mos e ketë idenë se çfarë shpreh bluza që ka veshur. Mirëpo është e papranueshme që zëvendësambasadori i Shqipërisë në Greqi të paraqitet duke përqafuar të miturin e duke dërguar mesazhe irredentizmi kundër vendit që priti qindra mijëra bashkatdhetarë të tij”, nënvizon deputeti i demokracisë së Re.

Në përgjigjen e nënshkruar nga shefi i diplomacisë greke, vihet në dukje qysh në fillim se ministria e Jashtme nuk gjykon se nevojiten deklarata publike për këtë çështje.

Kotzias theksoi se ky ishte një rast unik, pa precedentë dhe se në asnjë mënyrë nuk duhet të fokusohen tek një fëmijë që nuk e di se çfarë kuptimi ka harta.

“Për një vend demokratik si Greqia nuk gjykohet mënyrë e përshtatshme reagimi demaskimi publik i një të mituri, apo riprodhimi i lajmeve për kultivimin e një klime negative tensioni”.

Ministria e Jashtme dënon sa manifestimet ksenofobe dhe raciste, aq edhe ato të nacionalizmit ekstrem dhe pikëpamjeve irredentiste”, vazhdon letra e ministrit të jashtëm, ku theksohet se rasti i shënuar në Kretë “ishte një incident i veçuar”.

Sa i përket pranisë së diplomatit shqiptar në atë veprimtari, ministria e jashtme e Greqisë mban parasysh faktin se nuk është shënuar deri më sot një rast tjetër i ngjashëm nga ana e diplomatëve shqiptarë të akredituar në vendin tonë”.

“Shënojmë gjithashtu se ministri shqiptar i Diasporës, Pandeli Majko, gjatë takimit në Athinë me ministrin e brendshëm grek, dha shpjegime për incidentin në Kretë, duke sqaruar se ishte një rast i veçuar që nuk duhet të hedhë hije mbi marrëdhëniet shumë të mira Greqi-Shqipëri”.

I bëmë të qartë palës shqiptare edhe nëpërmjet ambasadës në Athinë se synojmë të mos bëhemi sërish dëshmitarë incidentesh të ngjashme në të ardhmen”, përfundon letra e nënshkruar nga ministri i jashtëm grek.

Next Post
Beogradi kërcënon Prishtinën: Nuk ndryshon asgjë nga Asociacioni

Beogradi kërcënon Prishtinën: Nuk ndryshon asgjë nga Asociacioni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

August 22, 2026
Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

August 22, 2026
Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

August 22, 2026
Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

August 22, 2026
Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

August 22, 2026
Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

August 22, 2026
Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

August 22, 2026
Përfundon numërimi i votave në Kosovë, LVV forcë e parë me 53 mandate, por nuk formon dot e vetme qeverinë

Kurti: Ura e Ibrit duhet të hapet, Kosova në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in

August 22, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Arjani dhe arnat-at e rrjetit

August 22, 2026
‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

Do rindizet protesta në shtator?

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com