Policia e Elbasanit njofton se ka zhvilluar një tjetër goditje në fushën e narkotikëve.
Bëhet fjalë për tre shtetas nga Fieri, që kanë rënë në prangat e forcave të rendit falë denoncimit të qytetarëve.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e personave që tentojnë të trafikojnë lëndë narkotike, mbi bazën e një informacioni të marrë nga qytetarët, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:
- Xh.S., 23 vjeç, banues në Fratar, Mallakastër.
- A.T., 26 vjeç, banues në Darzezë, Fier.
- J.S., 37 vjeç, banues në Fier.
Mësohet se shërbimet e Policisë gjatë kontrrollit të ushtruar në automjetet e tyre, kanë gjetur rreth 29 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu u sekuestruan dhe 2 automjete e 3 aparate celularë.
Blutë e Elbasanit njoftojnë se materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale ” Prodhimi dhe shitja e narkotikeve e kryer në bashkëpunim”.
/a.rada