• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Blushit i ikën “LIBRA” nga ‘duart’? Kryesia kërkon shkarkimin e tij

by A R
13/01/2018 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ben Blushi duket se po kalon ditë të vështira në partinë e krijuar nga vetë ai. Pas përçarjes me bashkëthemeluesen Mimoza Hafizi, duket se një pjesë e madhe e anëtarësisë e Kryesisë kërkon shkarkimin e Blushit nga kreu i LIBRA-s.

Anëtarët e “Bërthamës-Kryesisë” së LIBRA-s, pas përplasjeve të fundit brenda partisë, kërkojnë shkarkimin e Ben Blushit dhe zgjedhje të reja për kryetarin.

Deklarata:

“Ne, anëtarë të Bërthamës LIBRA, pasi diskutuam situatën e forcës sonë politike në mbledhjen e datës 12 Janar, të lajmëruar disa ditë më parë dhe të thirrur nga mbi një e treta e anëtarëve të Bërthamës, dalim me këtë deklaratë:

Që prej zgjedhjeve të 25 Qershorit, Libra ka humbur orientimin, kauzën dhe frymën e saj politike. Në organizatën tonë nuk respektohen normat statutore, janë bllokuar organet legjitime, të zgjedhura me votën direkte të mijra anëtarëve Libra, janë krijuar grupe paralele pa legjitimitet për vendimarrje, është krijuar një frymë dhune verbale deri në nivel vulgariteti, klimë përçarjeje dhe përjashtuese, është uzurpuar faqja zyrtare e partisë. Që prej ditës së zgjedhjeve të 25 Qershorit, Libra është shkëputur nga koordinatorët, aktivistët, simpatizantët dhe qytarët që e votuan dhe e besuan.

E gjithë kjo situatë cënon drejtpërdrejt parimet e themelimit si organizatë për një politikë ndryshe, të bazuar mbi moralin dhe qytetarinë, arsye për të cilat na u bashkuan me mijra anëtarë dhe na besuan me mijra qytetarë në të gjithë Shqipërinë. Kjo situatë po e zhbën organizatën tonë politike, për të cilën sakrifikuam të gjithë bashkë, me qindra aktivistë në të gjithë vendin.

Për këto arsye, ne mendojmë se zgjidhja e vetme është një përfshirje e të gjithë anëtarësisë Libra në një fushatë të re sensibilizimi për situatën dhe për rikthimin në parimet fillestare, nëpërmjet zgjedhjeve të reja, gjithëpërfshirëse, të lira, të ndershme, funksionale për organet legjitime të Libras: Bërthamën dhe Kryetarin”, thuhet në deklaratën e tyre./a.m.

Next Post
Presidentin çek e sulmojnë. Një grua e quan prostitutë e Putinit

Presidentin çek e sulmojnë. Një grua e quan prostitutë e Putinit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com