• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Blushi: T’i hapim dyert për emigrantët, t’mos ndërtojmë mure/ Përgjigjet Tahiri

by Java News
10/03/2016 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga aula e kuvendit, deputeti socialist Ben Blushi i ka kërkuar qeverisë shqiptare që të mos mbyllë kufinjtë për emigrantët sirianë, të cilët kanë mgecur në kufirin grek dhe maqedonas. Ben Blushi i ka bërë thirrje maxhorancës që të hapë dyert dhe të tregohet solidar për emigrantët.

“Një valë e re refugjatësh janë bllokuar sot në Greqi. Maqedonia sic e dini ka bllokuar kufinjtë për ta. Ky parlament ka detyrë të adresojë se cfarë do të bëjë Shqipëria. Cfarë do të bëjmë ne? Do ti mbyllim kufinjtë, do ti dëbojmë me polici siç kanë bërë vendet rreth nesh. Unë nuk mendoj se kjo është ajo që duhet bërë.

Ne ishim i vetmi vend që kemi strehuar hebrenjtë, kemi përjetuar gjenocid, pushtim, fashizmin, komunizmin dhe tranzicion të gjatë që ka shkaktuar shumë emigracion. Për shkak se kemi emigruar vetë nuk duhet të jemi diskriminues se ai që vuan nuk mund të shohë të tjerët të vuajnë, ne nuk mund t’i mbyllim dyert emigrantëve, pavarësisht nga kostot që mund të kemi. Ndoshta sirianët apo afganët që ikin nga lufta nuk do kenë kurrë nevojë për ne, po nëse kanë, ne nuk duhet t’i zbojmëNdoshta sirianët dhe të tjerët ndoshta nuk do të kenë nevojë për ne, por kjo nuk do të thotë se ne nuk duhet t’i ndihmojmë.

Varfëria mer dinjitet kur ndahet me të tjerët. Në këto raste nuk është xhepi dhe mundësia e një populli që duhet të vendosi, por është mendësia, zemra dhe mendja.”- tha Blushi.

Në përgjigje të Ben Blushit ka folur Ministri Brendshëm Sajmir Tahiri, duke shpjeguar se deri më tani nuk ka patur asnjë tentativë për të vënë mure në kufinj apo për të vendosur të kundërtën. Tahiri tha se Shqipëria nuk do të marrë asnjë vendim unilateral kur vjen puna tek lejimi apo i emigrantëve sirianë.

“Jemi vendi i parë që ka kërkuar të marrë përgjegjësi në kuadër të bashkëpunimit mes rajonit dhe BE se kjo cështja s’lë dot në cep asnjë vend. Qeveria nuk kishte asnjë dyshim edhe te deklarimit për ta trajtuar bashkë krizën, se nuk i dilet vetëm. Përballë domosdoshmërisë për t’iu përgjigjur me solidaritet e për të gjetur bashkim brenda Europës pavarësisht kufijve, kërkuam që zgjidhja europiane të jetë unike. Pa evituar masat që ka marrë Shqipëria për tu përballur në rast emergjence, institucionet janë reshtuar me urdhër të kryeministrit në një grup pune që mblidhet cdo javë, por një zgjidhje nuk vjen nga secili vend vetëm, apo vullneti i cdo vendi për të hapur apo mbyllur kufijtë, ne nuk kemi diskutuar as të ngremë mur as të hapim kufijtë, nuk është kjo cështja, se nuk ka zgjidhje nëse nuk zgjidhet bashkë nga vendet.”-tha Tahiri.

Next Post

Dështojnë bisedimet Bashki- Aktivistë për parkun tek liqeni/ Një grup aktivistësh largohet

Comments 1

  1. Haktivisti says:
    10 years ago

    E pse kshu, apo mjafton te jesh ne kundershtim te asaj qe ben Rama…
    O Blushi, ik kap ndonje cep e shkruaj ndonje proze, jo per gje por ti myslimanet nuk i ke dashur, tani papritur te lindi ndjenja e humanizmit. Lojera.

    Reply

Leave a Reply to Haktivisti Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analisti: Për mua është gabim që Salianji nuk u lejua të përfshihej në garë

Analisti: Për mua është gabim që Salianji nuk u lejua të përfshihej në garë

May 1, 2026
A frikësohet Sali Berisha nga Saljanji në garën pa garë?

Analisti: Berisha e “mundi” politikisht Salianjin, ja pse nuk u prit në seli pas burgut

May 1, 2026
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital

Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital

May 1, 2026
Mojtaba Khamenei: SHBA-të janë një tigër letre, ata nuk mund të mbrojnë as bazat e tyre

Mojtaba Khamenei: SHBA-të janë një tigër letre, ata nuk mund të mbrojnë as bazat e tyre

May 1, 2026
Trump reagon ashpër ndaj kancelarit gjerman Merz: Fokusohu te Ukraina dhe rregullo vendin tënd që po rrënohet, jo te Irani

Trump për propozimin iranian: Nuk jam i kënaqur, marrëveshje ose do t’i zhdukim përgjithmonë

May 1, 2026
Pse Emiratet e Bashkuara Arabe dolën nga OPEC-u? Ekspertët: Përafrim me SHBA

Pse Emiratet e Bashkuara Arabe dolën nga OPEC-u? Ekspertët: Përafrim me SHBA

May 1, 2026
Zjarr masiv në Toskana të Italisë, evakuohen mbi 3000 banorë

Zjarr masiv në Toskana të Italisë, evakuohen mbi 3000 banorë

May 1, 2026
U përplas nga makina në Pogradec, ndërron jetë në spital i moshuari

U përplas nga makina në Pogradec, ndërron jetë në spital i moshuari

May 1, 2026
“PD duhet të ndryshojë, kemi 13 vite që vetëm humbim”, Salianji nga Berati: Lidershipi të mbajë përgjegjësi!

“U legenos për një kolltuk”, Salianji: Berisha uzurpator i PD, njoftoj ndërkombëtarët

May 1, 2026
Iu kërkua të këndonte në promovimin e ndeshjes, Dua Lipa refuzon performancën në duelin e shumëpritur Fury-Joshua

Iu kërkua të këndonte në promovimin e ndeshjes, Dua Lipa refuzon performancën në duelin e shumëpritur Fury-Joshua

May 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In