• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Blushi sulmon Bashën: Je pa ide, po kopjon ‘LIBRA’ për votimin online të deputetëve

by Java News
23/01/2017 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

TIRANE-Koordinatorja për mediat e partisë “LIBRA”, Matilda Terpollari, ka reaguar, në lidhje me njoftimin e Partisë Demokratike, ku kjo e fundit thoshte se do të aplikojë në parti votimin online për përzgjedhjen e deputetëve. Sipas Tërpollarit, ideja e PD-së i është kopjuar asaj të “LIBRA”-s.

Njoftimi i plotë i partisë “LIBRA”:
Partia Demokratike publikoi kopjen më të fundit që ajo po i bën gjithmonë e më shpesh LIBRA-s. PD na ofroi si një mënyrë të sajën origjinale 10 ditë më pas pikërisht atë proces që LIBRA, ka ofruar në 6 Janar tek anëtarët e saj. LIBRA ka qene e para që propozoi idenë e përzgjedhjes së kandidatëve për deputet me votim online dhe e para Organizatë që deri më sot nuk ka marrë asnjë vendim që nuk është votuar nga anëtarësia e saj. Deputetët e LIBRA-s do të zgjidhen me votim të hapur publik në anëtarësi dhe kriteri i vetëm që do i skualifikojë është dënimi penal.
LIBRA kërkon të çojë në parlament sa më shumë njerëz të zakonshëm dhe të lirë nga veset e partive të tjera që sot po përpiqen të tregojnë me kopje se kanë ndryshuar. Secili prej anëtarëve tanë mund të jetë deputet. LIBRA mendon se kandidatët e saj të përzgjedhur nga populli, kanë shumë më tepër, se të gjithë ata që shikojmë çdo të Enjte në TV, një parlament me muskuj dhunë dhe injorancë.
Votimin online LIBRA deri tani e ka përdorur për përcaktimin e votës së dy deputëtëve të saj, për buxhetin, si dhe për emrin e forumit rinor. Aktualisht anëtarësia e LIBRA po ofron online ide për programin e partisë.

ma.me

Next Post

VIDEO/ I grabisin portofolin në urban, policia kalon në sitë gjithë pasagjerët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com