• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Blushi: Samit i dështuar, nuk siguroi votimin për emigrantët

by Java News
21/11/2016 08:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ben Blushi deklaroi dje se “Samiti i Diasporës dështoi t’u sigurojë shqiptarëve në emigracion të drejtën e votës”. Në një postim në faqen e tij në Faceboo”, Blushi u shpreh: “Arsyeja që u dha nga qeveria është vetëm alibi e shëmtuar. Tre vjet mjaftonin për regjistrimin e tyre dhe votimin elektronik. Diaspora duhet të ketë jo vetëm të drejtën e votës, por edhe të përfaqësimit në Kuvend, në kushtet kur 40 për qind prej nesh jetojnë në emigracion. LIBRA do luftojë që kjo e drejtë të kthehet në normë!” Ndërkohë, në një analizë të tij, publikuar në faqen zyrtare të LIBRA-s, Blushi u shpreh se Shqipëria nuk bëhet pa diasporën.

“Po flitet shumë këto ditë për diasporën. Po çfarë është diaspora? Në rastin e Shqipërisë është një diell që na ngroh më pak se ?’e lejojmë. Nëse nuk do të ishte diaspora dhe kontributi ekonomik i emigrantëve, Shqipëria do ishte një vend shumë më i varfër. Emigrantët kanë qenë, janë dhe do të jenë një nga dy motorët e zhvillimit ekonomik dhe demokratik të Shqipërisë”, u shpreh Blushi. “Duke ikur, ata i kanë dhënë vendit po aq shumë sa ata që kanë qëndruar, dhe këtë e them pa hezitim. Ne që jetojmë këtu përfitojmë nga kontributi i tyre. Dikush më ka thënë se, nëse ata shqiptarë që kanë ikur janë të marrë, ne që i kemi detyruar të ikin jemi të çmendur. Duhet të jetë e vërtetë”, tha Blushi. Sipas tij, “shqiptarët nuk ikin nga thatësira, as nga uria, as nga lufta. Ata ikin si viktima të qeverive të tyre. Vitin e kaluar ikën 100 mijë”. “Unë besoj se ka ardhur koha për një administratë diasporike. Djem dhe vajza të rritur apo të shkolluar jashtë, mund të jenë pjesë e administratës sonë. Nëse do të ishte për mua, një pjesë e gjykatësve dhe prokurorëve të rinj që do të ndryshohen për shkak të reformës në drejtësi, duhej të ishin detyrimisht nga diaspora. Ata kanë të drejtë të vënë drejtësi në një vend që i zboi për shkak të padrejtësisë”, tha Blushi.
bw/d i

Next Post
Kajro pret filmin kosovar “Home Sweet Home”

Kajro pret filmin kosovar “Home Sweet Home”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa gati për operacione tokësore në Iran: Ishujt janë objektivat e parë

Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa gati për operacione tokësore në Iran: Ishujt janë objektivat e parë

March 30, 2026
“Kemi çmimin më të lartë neto të hidrokarbureve në rajon”, Braçe në Kuvend: Një shoqatë ‘kartel’ kërcënoi sigurinë kombëtare

“Kemi çmimin më të lartë neto të hidrokarbureve në rajon”, Braçe në Kuvend: Një shoqatë ‘kartel’ kërcënoi sigurinë kombëtare

March 30, 2026
Vendim i papritur, trajneri që dështoi në play-off të Botërorit është gati të rinovojë kontratën pas Ukrainë-Shqipëri

Vendim i papritur, trajneri që dështoi në play-off të Botërorit është gati të rinovojë kontratën pas Ukrainë-Shqipëri

March 30, 2026
Pse nuk kandidojnë dy më të votuarit në PD, përballë Sali Berishës?

Pse nuk kandidojnë dy më të votuarit në PD, përballë Sali Berishës?

March 30, 2026
Kushtetuesja rrëzon kërkesën për mospjesëmarrjen e deputetëve në seancën për Presidentin

Kushtetuesja rrëzon kërkesën për mospjesëmarrjen e deputetëve në seancën për Presidentin

March 30, 2026
Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve

Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve

March 30, 2026
“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

March 30, 2026
I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

March 30, 2026
NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

March 30, 2026
Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës

Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In