• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Blushi: PS është pushtuar, për interesa të pushtetit po eliminohet e gjithë partia

by Aalison Pearse Stevens
18/02/2016 21:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti socialist Ben Blushi ka deklaruar sonte se Partia Socialiste është në dorën e një njeriu të vetëm. Deklarata e përsëritur e Blushit ka ardhur në emisionin e Ylli Rakipit, ndërsa deputeti rebel tha se PS është një parti e pushtuar.

“PS sot është një parti e pushtuar, ta them pse sepse pushtimi është pa rregull, nuk ka zgjedhje nuk kam mbledhje, kolegjalitet, nuk ka forume, kam arsye të them pavarësisht se nuk do të doja që të arrija në këtë fjalor, PS është e pushtuar, në të cilën për interesa pushteti po eleminohet gjithë partia duke e kthyer në partinë e një njeriu, kam hyrë në një parti tjetër, ku kam hyrë unë dhe shumë të tjerë.” – tha Blushi.

Rakipi: Ky ishte raporti filmik, dy zonja të rëndësishme ikona Arta Dade ikonë politike e PS po edhe ikona akademike të rëndësishme të dyja, Moza Hafizi komentuan për raportin tonë filmik. Pra në këtë rrugëtim tuajin të shkurtër të fundit të ditëve të fundit, ju keni thënë: Kush qeveris Rilindja apo PS në fakt ju thoni se ka qeverisur rilindja unë mendoj që biseda jonë duhet të nisë këtu, deri tani ka qeverisur rilindja dhe jo PS. Artistikisht jeni shkrimtar i zoti ne duhet tu themi njerëzve çdo të thotë kjo.

Blushi: Së pari të falenderoj që më ke ftuar dhe dua ta filloj duke falendurar znj. Dade dhe Hafizi, dy sociliste tipike të cilat ma bëjnë këtë kauzë më të lehtë dhe në fakt nuk po më mbështesin mua por rregullin, të drejtën, këtu i ftoj socialistët qofshin deputetë apo anëtarë të thjeshtë, të mbështesin rreugullin, normën, arsyen për të kaluar te pyetja e vërtetë, kam një vit, dy vjet që them. Nuk po qeveris PS, por rilindja. Pse jam i detyruar ti ndja, kemi bërë fushatë me të njëjtin flamur, rilindja ka qenë motivi, refreni i fushatës sonë, i premtuam Shqipërisë rilindjen në të gjitha fushat, fatkeqësisht nuk po e arrijmë dot, se e kemi motivuar Shqipërinë, brezin e ri, si dhamë një model pasioni, norme drejtësie, nuk i dhamë arsye një pjese të madhe shqiptarësh që të mos emigrojnë, nuk ndihmuam dot shtresat në nevojë, nuk vumë dot barazi, rregull, duke u menduar kam konstatuar se për fat të keq ky debat brenda PS i ka rrënjët në këtë mentalitet, grup njerëzish pa rreugll. E ka marrë peng PS për arsye se nuk janë legjitime, nuk do të jenë të pranueshme për mua, s’do pranoj kurrë që PS të kthehet në biznes privat, dua që shqiptarët që të kuptojnë se asnjë grupi që hyjnë vullnetarisht nuk u pëlqen norma dhe një biznesi privat, në biznes puëntorët nuk kanë mundësi të zgjedhin pronarin. Pronari punëson, i merr në punë. Partitë nuk mund të jenë biznes, janë shoqëri aksionere ku një nuëmr anëtarësh zgjedhin administratorin dhe kur ai nuk punon kanë të drejtë ta heqin, kjo normë bën diferencën mes një prone private dhe publike. PS ku unë kam hyrë është një pronë publike po luftojmë të jetë e tillë, s’po luftoj për karrierën time është për ti dhënë mundësinë shqiptarëve, po ti shkoja rregullave të karrierës së rilindjes kisha rrugë të thjeshë, më besoni, po e bëj këtë betejë që PS të mbetet pronë publike.

Rakipi: Me këtë që thoni ju i shkon për shtat një frazë e Edi Ramës, para disa ditësh tha se qeveria po e nderon PS me këtë frazë, duket sikur partia  është tjetër, qeveria tjetër.

 Blushi: Kam pikëpamje tjetër, që mos zgjatemi shumë në këtë pikë, rilindja prej një grup njerëzish që po qeverisin të cilëve Bashkimi Europian dhe SHBA u kërkoi dekriminalizimin se futën në parti dhe parlament njerëz me rekorde kriminale, për cilat arsye për të mbledhur më shumë vota, nuk ishte vetëm kjo, ishte vetëm fillimi, u futën në PS me metodën e rilindjes, pa rreugll, jashtë çdo zgjedhje për të dominuar ekonominë e Shqipërisë, nëse PS rrëzohet vazhdon të jetë kjo parti që s’duhet të jetë sot sigurisht që do vuaj ekonomia e vendit.

Rakipi: Ju thoni se është pushtuar nga hajduti.

 Blushi: Interes i pastër pushteti për të dominuar interesa ekonomike padyshim, kjo po ndodh.

Prej disa kohësh, Blushi i ka intensifikuar akuzat e tij në drejtim të kryetarit Edi Rama, ndërkohë që duket se ai është i vendosur për një garë për kreun e PS, pjesë e së cilës Blushi ka shprehur dëshirën që të jetë pjesë.

Next Post

Ahmetaj në Top Story: Berisha nuk bën dot akuza konkrete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

March 10, 2026
VIDEO / Rritja e çmimit të naftës, Braçe: Ndaleni këtë poshtërsi! Na kanë imponuar një skemë banale që…

VIDEO / Rritja e çmimit të naftës, Braçe: Ndaleni këtë poshtërsi! Na kanë imponuar një skemë banale që…

March 10, 2026
“Deklaratat e kongresmenit amerikan për drejtësinë, të vërteta”/ Ish-Prokurori: Kur bie gjyqësori, qytetarët nuk marrin të drejtën e tyre!

Mbipopullimi i burgjeve, ish-prokurori Karanxha: Ndërhyrja e Gjykatës së Lartë duhet përgëzuar!

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In