• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Blushi provokon ministrat: Ja ku e keni ujin e Zharrëzit, provoni ta pini njëherë dhe do sëmureni me kancer  

by Java News
09/02/2017 11:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i LIBRA-s ka provokuar deputetët dhe ministrat e qeverisë duke i thënë që të guxojnë dhe të pijën ujin që banorët e Zharrëzit në Fier konsumojnë çdo ditë, që sipas deputetit është i helmuar dhe kancerogjen. Sipas Blushit, qeveria po mbron interesin privat të kompanisë Bankers, që është përgjegjëse për rreth 5 tërmete në ditë që bien, siç shprehet ish socialisti, në Zharrëz. Blushi ka theksuar se pavarësisht se qeveria ngriti një komision ad hoc për protestat dhe grevën e urisë që banorët e Zharrësit bënë, asgjë nuk është rregulluar.

Blushi ka folur edhe për naftën dhe gazin, duke thënë se ty dyja këto sektore janë monopolizuar nga kompani mike të qeverisë.

“Të cilët janë shkatërruar, literalisht, nga një kompani nafte… shpresonin se do të arrinin një akord me shtëpinë dhe e mbyllën grevëmn, e festuan Vitin e Ri në shtëpi… por asgjë nuk ndodhi me komisionin e ngritur nga qeveria… u futën prap në grevë para 4 ditësh. E kanë braktisur Zharrës.

Kam parë shtëpitë e tyre. Unë nuk e di sesi mund të jetojë diksuh prej nesh, dikush prej jush, që oditet 5 herë në ditë nga tërmetet. Uji i tyre është i ndotur nga uji teknologjik. Ishin disa nga miqtë e mi aty dhe i dhanë zonjës Hafizi një shishe ujë. Unë dua që këtë ujë të guxojë ta pijë ndonjë ministër… cfarë do të ndodhë? Do të sëmuren me kancer!

Cfarë ndodhi me këtë komisiopnin e famshëm. Cfarë po vendos komisioni? Që dëmshpërblimin nuk e paguan Bankers, por e paguan buxheti i shtetit! Pse duhet ti paguajmë ne taksat, kur dëmin e bën një kompani? Unë shpresoj që ata të dalin nga ajo grevë, por natyrisht nuk ka shpresë, përderisa Bankers do të blejë qeverinë dhe të gjitha mediat e vendit, për një dramë njerëzore.

E thatë këtë rast, por nuk është vetëm kaq. Kjo është një anë sesi trajtohen pasuritë tona. Ka dfhe një rast tjetër.

ARMO e privatizuar nga PD –ja dështoi.,.. e mori një klient i qeverisë, por e dini sa i kushton buxhetit tonë kjo? 200 mln euro në vit! E dini se ksuh e administron ARMO-n sot? Askush! Sepse shteti nuk e administron. 70 mln euro kushton për ta shtetëzuar këtë pronë publike, për të ndryshuar ciklin e kësaj ekonomie tonë. E blejmë naftën më shtrenjt se kushdo! 70 mln euro është çmimi i ARMO-s. Kaq lekë, kaq para, i ka marrë vetëm Gjushi në Durrës. Shkoni atje dhe shikoni sesi po prishen objektet arkeologjike.

ARMO është emergjencë kombëtare dhe askush nuk e administron këtë pronë. Kompania që e ka është fantazëm. Ka 18  muaj që nuk paguan as rroga e as sigurime shoqërore.

Kjo qeveri administron vetëm interesin privat dhe jo atë publik. Po marr rastin e gazit! Edhe ky monopol i mbrojtur nga qeveria. Çmimi i gazit në dhjetor, ishte afërsisht 50 lekë,… sot është 70 lekë. 20 lekë i rritur!

Hyn në qendër të Tepelenës… më thanë, janë rritur çmimet e sufllaqeve, sepse është rritur çmimi i gazit. Më tha që janë detyruar që gazin ta mbushin nëpër karburante. –tha Blushi./java/a.k

Next Post
Partia koreane në pushtet ndryshon emrin pas skandalit për korrupsion

Partia koreane në pushtet ndryshon emrin pas skandalit për korrupsion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Na duhet një brez i çmendur

Ndarja territoriale, a ka ardhur koha ta zhdukim Jugun dhe Veriun?

August 5, 2026
Pas funeralit të Barezit, Igli Tare bie pre e hajdutëve, i vjedhin çantën në tren! Reagon policia italiane

Pas funeralit të Barezit, Igli Tare bie pre e hajdutëve, i vjedhin çantën në tren! Reagon policia italiane

August 5, 2026
Zjarr në Hormovë të Tepelenës, flakët rrezikojnë përhapjen në Gjirokastër

Situatë kritike në Mallakastër, rrezikohet masivi pyjor i Lofkëndit! Kërkohet ndihmë nga ajri për shuarjen e zjarreve

August 5, 2026
Bien çmimet e naftës pas njoftimit të marrëveshjes SHBA-Iran

Ulet çmimi i naftës, këtë të mërkurë zbret në 199 lekë/litër

August 5, 2026
SHBA pranë marrëveshjes me Iranin për ngushticën e Hormuzit! Trump: Mund të arrihet sot ose nesër

SHBA pranë marrëveshjes me Iranin për ngushticën e Hormuzit! Trump: Mund të arrihet sot ose nesër

August 5, 2026
Pronari i një exchange-i denoncon punonjësen në Vlorë, mori 5 mijë euro dhe u largua

Pronari i një exchange-i denoncon punonjësen në Vlorë, mori 5 mijë euro dhe u largua

August 5, 2026
Zgjerimi i mbikalimit të Rinasit, bllokohet gjatë natës në 6-7 gusht autostrada Tiranë-Durrës

Zgjerimi i mbikalimit të Rinasit, bllokohet gjatë natës në 6-7 gusht autostrada Tiranë-Durrës

August 5, 2026
FIFA në alarm, Infantino thërret mbledhje urgjente pas rritjes së presionit

FIFA në alarm, Infantino thërret mbledhje urgjente pas rritjes së presionit

August 5, 2026
E mërkura me mot të kthjellët dhe temperatura të larta

Temperatura deri në 40 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

August 5, 2026
Aksident në aksin Korçë-Pogradec, vdes shoferi 26-vjeçar! Plagosen 2 të tjerë

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, vdes shoferi 26-vjeçar! Plagosen 2 të tjerë

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com