• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Blushi: Ndryshimet statutore po bëhen vetëm në interes të Edi Ramës

by A R
02/03/2016 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi bëri publike propozimet për 8 parimet që duhen ndjekur për ndryshimet statutore dhe reformimin e Partisë Socialiste, deputeti Ben Blushi dha një deklaratë për mediat. Ai tha se ndryshimet statutore po bëhen vetëm në interes të kreut aktual Edi Rama, dhe në mungesë të plotë të transparencës.

“Unë jam anëtar i kryesisë dhe nuk dimë kush janë propozimet për statuin e ri. Por pavarësisht unë e kam thënë që do kisha disa propozime dhe më lind e drejta. Kjo ëhstë arsyeja që kam bërë disa propozime, të cilat parashikojnë në radhë të parë një parti më moderne dhe më centraliste, që e kishim, e kemi dhe me sa duket do ta kemi edhe pas Kongresit. Ndryshimet statutore do duhej të kishin kaluar në kryesi, të ishin diskutuar. Po bëhet një statut për një njeri, po bëhet në interes të një njeriu që është Edi Rama. Ata që po punojnë për statutin po qepin një kostum për Edi Ramën”, tha Blushi.

Blushi tha më tej se propozimet e bëra nga ana e tij synojnë hapjen dhe demokratizimin e partisë. Sa i takon mënyrës së zgjedhjes së kryetarit Blushi, tha se ëhstë për parimin që është aktualisht, zgjedhje me parimin një anëtar një votë. Ky parim sipas tij është shkelur pasi zgjedhjet nuk janë zhvilluar prej 3 vitesh.

“Unë zgjodha rrugën të propozoj parime që të hapet partia, propozoj parimin e primarit, të zgjedhjeve paraprake, që PS të zgjedhë në mënyrë transparente ata që kandidojnë, shikoni në SHBA si i zgjedhin kandidatët për president. Për kryetarin e partisë të mbetet parimi që është sot, sipas të cilit mandati është 4 vjecar dhe zgjidhet me parimin një anëtar një votë. Në kushtet e shkeljes së një mandati prej 3 vitesh i jemi drejtuar Komisionit për Garancitë Statutore, presim një shqyrtim për ta komentuar. Shpresoj të ketë një interpretim para Kongresit, se nëse merret pas Kongresit nuk ka vlerë”, tha Blushi.

Më tej ai deklaroi se PS mbetet parti e majtë, por prej 3 vitesh ka qeverisur si parti e djathtë. Në disa raste, “Rilindja ka qenë më e djathtë se e djathta, nëse kemi parasysh konçesionet”, tha Blushi.

Next Post

Ndryshimet e reja në qeveri, Rama firmos emërimet për 5 ministritë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush është gardisti që goditi Flamur Noka? Ilir Kulla: Ik rrih oligarkët, jo kampionin e volejbollit dhe…

Kush është gardisti që goditi Flamur Noka? Ilir Kulla: Ik rrih oligarkët, jo kampionin e volejbollit dhe…

March 10, 2026

Ekspertët ngrenë alarmin: Biletat e avionëve do të arrijnë nivele rekord

March 10, 2026
Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit

Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit

March 10, 2026
Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

March 10, 2026
Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

March 10, 2026
“Ishim mirë, kur ishim keq”, fermerët flasin për financimet në bujqësi

Zhbllokohen fondet IPARD III, BE hap rrugën për financimin e bujqësisë shqiptare

March 10, 2026
Vëmendje për viktimat

Me dinamit kundër demokracisë

March 10, 2026
Të paraburgosurit tek 302-shi futen në grevë urie, bëjnë publike 8 kërkesat

447 të burgosur përfitojnë lirinë, ja kur kalon për diskutim në Kuvend amnistia penale

March 10, 2026
Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

March 10, 2026
VIDEO / Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit

VIDEO / Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In