• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Blushi: Largimi i Tahirit, kusht i Metës për vijimin ekoalicionit, të tjerët janë thjesht tentativa për të fshehur këtë kërkesë

by Java News
12/03/2017 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në emisionin “E diell”, të Adi Krastës, Ben Blushi komentoi sot ndryshimet që po ndodhin në qeveri. 

“Largimi i Saimir Tahirit ka qenë kushti i Ilir Metës ndaj Ramës, për vazhdimin e koalicionit dhe lëvizjet në qeveri janë tentativa e kryeministrit për të plotësuar dëshirën e aleatit të tij”, u shpreh Blushi.

Kreu i Libra-s tha gjithashtu se ministrat e tjerë që po hiqen, janë një tentativë për të fshehur arsyen e vërtetë të largimit të ministrit të brendshëm.

Blushi sulmoi sërish kryeministrin Rama duke e akuzuar për mungesë të përgjegjësisë publike.

“Nuk e kuptoj se si mund të hiqen disa ministra njëkohësisht, vetëm për t’i kaluar në shërbim të partisë. Ku është përgjegjësia publike e qeverisë dhe e ministrave? Si mund të largohen ata nga interesi publik, për t’u vënë në shërbim të partisë?”, tha deputeti.

Blushi tha se me këto lëvizje, qeveria po bëhet edhe më qesharake duke vendosur interesin e partisë, mbi interesin e Shqipërisë.

Deputeti Blushi komentoi edhe protestën e opozitës dhe mundësinë për të arritur një kompromis të saj me qeverinë.

“Nuk besoj se do të ketë marrëveshje midis qeverisë dhe opozitës, por besoj se opozita mund të hyjë në zgjedhje për arsyen e vetme, atë të mos humburit të kontrollit të opozitës”, komentoi Blushi

Në fund Blushi ngacmoi edhe kreun e kuvendit, duke thënë: “Ilir Meta është gardiani që ruan me fanatizëm sistemin e kalbur politik, të ndërtuar në Shqipëri. Meta kujdeset që ky sistem të rezistojë e të mos shembet, sepse rrënimi i sistemit do të thotë edhe rrënim i asaj çka ai ka krijuar”, tha kreu i Libra-s

Blushi u shpreh optimist edhe për rezultatin e forcës së tij politike, Libra, pasi sipas tij shqiptarët nuk gjejnë më arsye për të votuar PD-në, Rilindjen dhe LSI-në, sepse e dinë çfarë ofrojnë ato.

Next Post
VIDEO/ Qeni mjek që mund të japë ndihmën e shpejtë (bën masazh kardiak dhe frymëmarrje artificiale)

VIDEO/ Qeni mjek që mund të japë ndihmën e shpejtë (bën masazh kardiak dhe frymëmarrje artificiale)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme, BE propozon uljen e objektivit të rezervave të gazit

Tensionet në Lindjen e Mesme, BE propozon uljen e objektivit të rezervave të gazit

March 21, 2026
Tjetërsimi i pronave në Lalëz/ Kërkuan lirimin nga qelia, GjL rrëzon rekursin e vëllait të ‘Rrumit’ të Shijakut dhe Vlash Brahjas

Tjetërsimi i pronave në Lalëz/ Kërkuan lirimin nga qelia, GjL rrëzon rekursin e vëllait të ‘Rrumit’ të Shijakut dhe Vlash Brahjas

March 21, 2026
Dy të vdekur dhe pesë të plagosur nga një ortek në Itali

Dy të vdekur dhe pesë të plagosur nga një ortek në Itali

March 21, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Asgjësimi dhe vetëasgjësimi i opozitës

March 21, 2026
Aksident në Pogradec, makina përplas çiftin e bashkëshortëve që udhëtonte me motor, dërgohen në spital

Aksident në Pogradec, makina përplas çiftin e bashkëshortëve që udhëtonte me motor, dërgohen në spital

March 21, 2026
Meta kërkon lirinë, GJKKO shqyrton të martën kërkesën! Për herë të parë ofron edhe garanci pasurore

Meta kërkon lirinë, GJKKO shqyrton të martën kërkesën! Për herë të parë ofron edhe garanci pasurore

March 21, 2026
Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026, një magnet për investitorët dhe arkitektët ndërkombëtarë

Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026, një magnet për investitorët dhe arkitektët ndërkombëtarë

March 21, 2026
Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

March 21, 2026
Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

March 21, 2026
Çmimi i naftës, biznesi në Kosovë: Kurti të hartojë paketë mbështetëse

Çmimi i naftës, biznesi në Kosovë: Kurti të hartojë paketë mbështetëse

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In