• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Blushi: Jemi e vetmja klasë politike të cilës po i ikin zgjedhësit

by A R
12/11/2015 14:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fjalimin e tij në seancën parlamentare, deputeti socialist Ben Blushi tha se problemi kryesor në Shqipëri mbetet klasa politike dhe fakti se asnjë reformë që ka ndërmarrë kjo klasë nuk ka qenë e drejtuar kah tyre. Sipas Blushit, njerëzit pyesin se përse lighjet që miratohen në parlament prekin vetëm qytetarët dhe kurrë politikanët. Deputeti socialist thekson se për të njëjtën logjikë, në Shqipëri njerëzit nuk largohen jashtë vendit vetëm për shkaqe ekonomike, por edhe për faktin se besojnë se klasa politike nuk do të ndëshkohet ndonjëherë.

“Duke u zvogëluar kaq shumë ne nuk qeverisemi dot më… dhe besoj se europa po bën me gjithë mundësitë e saj të na integrojë… duket sikur në parlamentin shqiptar ka dy palë, njëra do të bashkohet me europën dhe tjetra që do të na largojë nga ajo… ndërsa pala e tretë e humbur mbesin shqiptarët… integrimi i shqiptarëve është shtyrë e shtyrë… Unë jam i bindur se europarlamentarët kur na shohin bëjnë të njëjtën pyetje :” ore duan këta duan të integrohen apo jo?”…. do them dy fjalë… kolegët e opozitës e kushtëzuan reformën në drejtësi me linjën e dekriminalizimit, sepse ky parlament sipas tyre(dhe deri diku kanë të drejtë), nuk kanë të drejtë të votojnë për refomën në drejtësi, në kushtet kur parlamenti është i mbushur nga kriminelët.

Në të vërtetë ky është perceptimi popullor i njerëzve, që ne bëjmë ligje që kapin tjerët dhe jo ne… ky parlament ka aq shumë njerez me të shkuar kriminale saqë mua më duket vetja sikur jam në kushtet e paraburgimit… Ne do të hyjnë në analet e historisë si parlamenti më qesharak dhe më i turpshëm.

Pyetja ime është: a do ishte ky parlament kaq i shëmtuar nëse në shqipëri do kishte një drejtësi të pavarur? Unë them se jo. Drejtësia dhe vetëm drejtësia do të ishte rruga e duhur dhe e vetmja mundësi për të mos patur këtë lloj parlamenti.

Unë nuk besoj më se dy palët në parlament kanë fuqi, aftësi dhe kompetencë për ta pastruar këtë parlament. E para është populli shqiptar, nëse ai jep vendimin për të na nxjerrë të gjithëve jashtë ne skemi si e ndalojmë, por kjo ende nuk ka nodhur. E dyta do të ishte drejtësia e pavarur. Nëse ka një punë së cilës nuk mund ti ikim dot është reformimi i drejtësisë. I vetmi akt moral i fundit i këtij parlamenti do të ishte dorëzimi i parlamentit tek drejtësia.

Ka një debat të madh që në fakt e bëjmë ne dhe njerëzit e thjeshtë: kush meriton të bëjë burg?

Këtu shkon në burg se proteston, shkon në burg si konsumator se nuk ke kupon, shkon në burg si gazetar se thua gënjeshtra etj… po politikan shkon në burg?!…

Ne nuk kemi bërë asnjëherë asnjë ligj apo reformë që të na ndëshkojë neve, të zgjedhurit dhe jo zgjedhësit, popullin.

Nuk ka asnjë vend që edukon më keq se ne rininë e vet… 200 mijë shqiptarë kanë aplikuar për në llotarinë amerikane. Pyetja është pse po ikin?! Nuk po ikin se janë vetëm të varfër, por po ikin për shkak se besojmnë se ata që i bëjnë më shumë dëm këtij vendi, që jemi ne, nuk do të ndëshkohen. Ne jemi e vetmja klasë politike në vend të cilës po i ikin zgjedhësit e vet.” – tha Blushi

Next Post

Emiratet Arabe, superavion me 616 vende (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritja e kapaciteteve për arsimin profesional, Rama: Të krijojmë kushte të shkëlqyera për studentët

Çfarë do të ndodhë të shtunën në Lalëz? Rama thërret Asamblenë! Detaje nga takimi i socialistëve

March 20, 2026
Begaj uron Fitër Bajramin nga xhamia e Golemit, mesazh për besimtarët myslimanë

Begaj uron Fitër Bajramin nga xhamia e Golemit, mesazh për besimtarët myslimanë

March 20, 2026

120 mijë për Bajramin. Sa për Berishën?

March 20, 2026
“U luftua korrupsioni!”/ Shqipëria përzgjidhet për partneritet me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit, marrëveshja synon rritjen ekonomike

“Fitër Bajrami”, Ambasada Amerikane: Festë të bekuar të gjithë besimtarëve shqiptarë

March 20, 2026
“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

March 20, 2026
Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

March 20, 2026
Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

March 20, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 21 Mars 2026

March 20, 2026
I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

Përplasi qëllimisht me makinë çiftin në Fier, arrestohet pas 1 muaji 29-vjeçari

March 20, 2026
“Konflikti vdekjeprurës mund të dalë nga kontrolli”, OKB i bën thirrje Iranit për përmbajtje maksimale dhe kthim te diplomacia

OKB: ‘Baza të arsyeshme’ për krime lufte në përplasjen SHBA-Izrael me Iranin

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In