• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Blushi: Gruevski kokëfortë, shqiptarët ndihen të papërfaqësuar

by
20/05/2015 14:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi, i ftuar në emisionin “Zona B”, në Klan Kosova, komentoi vizitën e tij në Kumanovë dhe ngjarjet e fundit pas aksionit policor në këtë zonë.

Në fjalën e tij Blushi thekson se qeveria e Maqedonisë ka paranojë historike në raport me shqiptarët dhe kjo është një nga shëmtitë më të mëdha që politikat e Nikola Gruevskit po i shkaktojnë vendit.

Blushi shtoi se shqiptarët nuk e kanë marrë anën të luftojnë kundër shtetit të Gruevksit dhe kjo nuk është arsyeja e sulmit në Kumanovë.

“Shtetet të cilat përpilojnë këso lloj politikash nuk kanë aftësi ta ndajnë të fajshmin dhe të pafajshmin, ta ndajnë luftëtarin nga burri civil, kalimtarin nga guerili, gjë që ndodhi edhe në Kumanovë. Për ta, të gjithë banorët e Lagjes së Trimave ishin terroristë dhe për 15 orë ata nuk patën kohë të bëjnë diferencën mes një fëmije dhe një luftëtari”. tha Blushi

Sa i përket përfaqësimit të shqiptarëve dhe trajtimit të tyre në Maqedoni, Blushi tha se shqiptarët janë ata që vuajnë dhunën dhe paragjykimin e padrejtë, mohimin e të drejtave civile.

“Në këtë rast edhe dhimbja dhe nënçmimi është më i madh kur një qeveri antidemokratike i dhunon duke i ndarë shqiptarët nga maqedonasit. Rasti konkret është se vijimi i mësimeve të nxënësve shqiptarë në Kumanovë bëhet në shkolla të veçanta, e jo në bashkësi me ata maqedonas. Ky pushtet i ndan në klasa – maqedonasit janë të klasës së parë, e shqiptarët të klasës së dytë”. u shpreh ai

Blushi tregoi se nuk ka shkuar për t’i vizituar shqiptarët e Kumanovës me qëllimin që të garojë se cili politikan shqiptar po i viziton i pari, por për t’u solidarizuar me ta dhe me besimin se në qoftë se Maqedonia do të bëhet shtet demokratik, shqiptarët do të kenë jetë më të mirë duke kontribuar që të ketë paqe dhe zhvillim ekonomik afatgjatë.

“Shqipëria, si diell i këtij sistemi, ka një detyrim të madh të jetë një shtet më i fortë dhe më demokratik. Sa më e fortë që të jetë ajo, aq më shumë shpresë dhe model më të mirë kanë shqiptarët e Maqedonisë. Shqipëria ka detyrim të jetë shtet demokratik dhe me influencë në Ballkan”, tha Blushi.

Rreth parashikimeve mbi ecurinë e demokracisë maqedonase, ai shtoi se kryeministri maqedonas Gruevski është kokëfortë dhe nuk ka ndërmend ta lëshojë pushtetin.

“Është e çuditshme se si një mazhorancë i kundërpërgjigjet opozitës me protestë, gjë që na kthen në kohën e Millosheviqit. Po dha dorëheqje Gruevski, ai do të ndihej i poshtëruar, por qëndresa e tij cenon paqen ndëretnike midis shqiptarëve dhe maqedonasve. Shqiptarët e Maqedonisë kanë lodhje dhe mërzi nga partitë shqiptare pasi këto parti vitet e fundit nuk kanë bërë sa duhet për ta zbatuar Marrëveshjen e Ohrit, respektimin e të drejtave në administratë dhe thithjen e investimeve në zonat e banuara me shqiptarë”. përfundoi ai

Next Post

Vjedhja e BSH, Gjykata: 13.4 vite burg Bitrajt, 10 vjet burg Bruzias

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur! Shkak dyshohet parakalimi i gabuar

Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur! Shkak dyshohet parakalimi i gabuar

March 7, 2026
Ish-deputeti demokrat: Nëse opozita nuk bashkohet, rotacioni nuk ka për të ndodhur

Ish-deputeti demokrat: Nëse opozita nuk bashkohet, rotacioni nuk ka për të ndodhur

March 7, 2026
PDK mbështet shpërndarjen e Kuvendit: LVV-ja dëshiron ta kontrollojë çdo institucion

PDK mbështet shpërndarjen e Kuvendit: LVV-ja dëshiron ta kontrollojë çdo institucion

March 7, 2026
Zgjerohet harta e përplasjeve në Lindjen e Mesme/ Incidentet shtrihen nga Gjiri Persik deri në Kaukaz

Zgjerohet harta e përplasjeve në Lindjen e Mesme/ Incidentet shtrihen nga Gjiri Persik deri në Kaukaz

March 7, 2026
“Bëj 3 orë rrugë për të shkuar në punë”, flet mësuesja Albana Boja që i mbijetoi aksidentit tragjik në Gramsh

“Bëj 3 orë rrugë për të shkuar në punë”, flet mësuesja Albana Boja që i mbijetoi aksidentit tragjik në Gramsh

March 7, 2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar (EMRI)

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar (EMRI)

March 7, 2026
“Nxirrte të dhëna nga TIMS për llogari të grupit të Hajrullës”, SPAK sqaron rolin e shefit të Policisë që u arrestua sot

“Nxirrte të dhëna nga TIMS për llogari të grupit të Hajrullës”, SPAK sqaron rolin e shefit të Policisë që u arrestua sot

March 7, 2026
Plagosja me thikë e gjimnazistit në Delvinë, deputeti Ardit Bido: Fëmijët nuk janë material për politikë

Plagosja me thikë e gjimnazistit në Delvinë, deputeti Ardit Bido: Fëmijët nuk janë material për politikë

March 7, 2026
Goditja e grupit të Inez Hajrullës/ SPAK zbardh episodet e trafikut të drogës! Si i vranë Bledar Birçajn e Gentjan Qarrin

Goditja e grupit të Inez Hajrullës/ SPAK zbardh episodet e trafikut të drogës! Si i vranë Bledar Birçajn e Gentjan Qarrin

March 7, 2026
Rritje e udhëtimeve hyrëse në Kinë në vitin 2025

Rritje e udhëtimeve hyrëse në Kinë në vitin 2025

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In