• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Blushi- Balla replika në distancë për Basenin (Elbasanin) e romanit “Kandidati”

by A R
29/10/2015 10:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Elbasani është një qytet i bukur dhe me njerëz punëtorë”. Duket se deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, mendon ndryshe nga Ben Blushi, kur vjen fjala te “karakteristikat” e qytetit të Shqipërisë së mesme, pasi sipas librit të këtij të fundit, ”Kandidati”, ku Elbasani emërtohet si Baseni. Shkrimtari politikan Ben Blushi, i cili i ka marrë mbarë e ironizon me të gjallë e të vdekur politikanë të së tashmes e të së shkuarës, gazetarë e madje me vetë veten, jo vetëm që nuk e ka fshehur, por ka treguar hapur gjithë antipatinë e tij për qytetin e Elbasanit. Sigurisht, romani i tij është një fiksion, por që Baseni është Elbasani, kjo është lehtësisht e kuptueshme, prej emrave të lagjeve, monumentit të Lef Nosit në qendër etj.

Përshkrimi i tij për Basenin, si një vend të papastër dhe banorët e tij “të pabukur” dhe “të palarë”, sigurisht që nuk ka mbetur pa rënë në sy, dhe pa dyshim që ka shkaktuar edhe pakënaqësi, jo vetëm te banorët. Deputeti i zonës, Taulant Balla, edhe pse nuk i del ballazi Blushit për ta kundërshtuar në thëniet e tij, i del në mbrojtje Elbasanit përmes një statusi në “Facebook”.

Për këtë rast ai ka shfrytëzuar anëtarësimin në Partinë Socialiste të 250 të rinjve dhe të rejave. “Çfarë mund të bëjmë së bashku në këtë parti, nuk mund ta bëjmë dot të vetëm dhe çka secili prej jush mund të bëjë si pjesë e bashkësisë së madhe të Partisë Socialiste, për realizimin e aspiratës sonë që të jetojmë në Shqipërinë që duam dhe që meritojmë, nuk e bëjmë dot në asnjë parti tjetër”, shkruan Balla.

Teksa vazhdon të shkruajë me gëzim për ngjarjen në fjalë dhe se çfarë mund të bëjë Partia Socialiste për të mirën Shqipërisë, Balla u jep kurajë elbasanasve se jetojnë në një qytet të bukur e historik:

“Elbasani është një qytet shumë i bukur, ku historia ka lënë gjurmët e veta. Elbasani ka njerëz shumë të mirë dhe punëtorë. Vajzat dhe djemtë e rinj të Elbasanit meritojnë më shumë vlerësim. Ne jemi sot këtu për t’ju ftuar të kontribuoni edhe ju për Shqipërinë e ‘Gjeneratës Tjetër’”, shkruan Balla, duke iu kundërvënë në njëfarë mënyre Blushit, sipas të cilit banorët e Basenit prisnin që përroi t’u lante vetë këmbët.

Panorama

Next Post

Doris Pack: Shqiptarët po ikin nga situata e rëndë politike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma territoriale, PD lëshon udhëzim për strukturat e saj: Takime dhe dëgjesa me komunitetet vendore në të gjithë vendin

Reforma territoriale, PD lëshon udhëzim për strukturat e saj: Takime dhe dëgjesa me komunitetet vendore në të gjithë vendin

April 9, 2026
“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

April 9, 2026
“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

April 9, 2026
Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

April 9, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Meloni thirrje BE-së: Blloku të shqyrtojë pezullimin e përkohshëm të rregullave të shpenzimeve

April 9, 2026
Ndryshon siguracioni i makinave/ Nga 1 janari zbatohen rregullat e reja! Kush përfiton bonus e kush paguan më shumë

Importi “pa frena” i automjeteve, një makinë për çdo dy shqiptarë, rrugët drejt “mbipopullimit”

April 9, 2026
Çmimet në Shqipëri po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken

“Do të ndikohet nga zhvillimet ndërkombëtare”, BB: Shqipëria, 3.4% rritje ekonomike në 2026

April 9, 2026

“Specialistët” e PD

April 9, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Belinda Ballukut

April 9, 2026
Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In