Mesa duket debati mes moderatorit Ermal Mamaqit dhe të dashurës së blogerit Nuseir Yassin, Aline paska ka qenë akoma dhe më i madh. Të ftuar në “Xing me Ermalin” Nas dhe e dashura e tij u vunë në siklet nga pyetja e velinës Kejvina Kthella.
“Po gjithë këto udhëtime i bën për të takuar goca?”- e pyeti Kejvina dhe Aline shpërtheu duke thënë se në Shqipëri i trajtojnë femrat si plehra. Pikërisht këtë sekuencë të emisionit ka shpërndarë edhe moderatori Ermal Mamaqi në Instagramin e tij dhe krahas shkruan: “Edhe kjo s’na kishte bërë vaki”.
Të gjithë komentuesit kanë filluar të mbështesin të dashurën e Nas duke e cilësuar pyetjen e bërë nga Kejvina ‘shumë idiote dhe të pavend’. Por ajo që ra në sy ishte komenti i vetë blogerit Nuseir Yassin. Ky i fundit i ka nxjerrë krejtësisht ‘të palarat’ Mamaqit dhe shprehet se i ka censuruar intervistën, pasi nuk ka publikuar fillimin e saj, në mënyrë që sipas tij njerëzit të kuptonin se sa e tmerrshme ishte kjo intervistë.
“Kjo nuk është në rregull. Ti nuk ke transmetuar fillimin e intervistës. Pjesën ku tregove mungesë respekti ndaj meje dhe të dashurës time.Ti ke fshehur pjesën ku njerëzit do të shikonin sa e shpifur ishte kjo intervistë. Unë prisja gjë tjetër, nuk e mendoja se ti do të përfitoje nga kjo intervistë në këtë mënyrë,”- shkruan Nusseir.