• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Blogerët e njohur mbjellin pemë për 100-vjetorin e Tiranës, Veliaj: Punojmë për t’i lënë diçka më të mirë qytetit

by Java News
01/03/2020 15:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa prej blogerëve shqiptarë më të njohur të rrjeteve sociale zgjodhën që mëngjesin e kësaj të shtune ta kalonin duke mbjellë pemë për Tiranën. Ata iu bashkuan kryebashkiakut Erion Veliaj, me qëllimin për ta promovuar edhe më shumë nismën për gjelbërimin e qytetit. Estela Ujka, Niko Komani, Sara Kolami, Odeta Banushi, Sarah Berisha Franceska Çoniku, Magalina Saqellari, Linda Dido etj., mbollën peme të reja në Parkun e Liqenit Artificial.

Kryebashkiaku Veliaj tha se misioni i çdo qytetari është që të flasë pozitivisht për vendin e tij, ndërsa u shprehu mirënjohjen blogerëve të njohur për promovimin që i bëjnë çdo ditë Tiranës dhe Shqipërisë.

“Nëse nuk flasim mirë, nëse nuk ndihemi sadopak krenarë, kush do e bëjë këtë punë? Si ka mundësi që disa të huaj, vetëm se kanë prirjen pozitive, mundohen të gjejnë më të mirën tek gjithçka? Patjetër, Tirana ka shumë sfida, Shqipëria, Durrësi, ka shumë sfida. Por, nëse nuk ndjejmë një sens përkatësie, aty ku kemi rrënjët, aty ku japim angazhimin tonë, atëherë nuk munden të huajt ta bëjnë më mirë se ne këtë punë. Sot ju jam shumë mirënjohës për faktin se çdo ditë promovoni Shqipërinë e mirë, pozitive, me energji, që do të ecë përpara, të bëjë gjëra për së mbari”, deklaroi Veliaj.

Ai shtoi se pavarësisht skeptikëve dhe cinikëve, 5 vite më parë, falë punës, qyteti është shumë herë më i mirë.

“Unë e di, jo vetëm në Shqipëri, por sporti i cinizmit, skepticizmit, dyshimit, është një sport ndërkombëtar. Ky sport mundet vetëm me një energji pozitive dhe me një sens optimizmi që çdo ditë mund t’i bëjmë gjërat më mirë. Kur filluam punën këtu para 5 vitesh, kishin ngelur vetëm këto pemët e mëdha shekullore dhe çdo gjë ishte djerrë. Në fakt, ishte një zig-zag nëpër cungje. Sot është një zig-zag, por nëpër pemë. Nëse punojmë mirë, qoftë për të rikthyer një pjesë të traditës apo për të lënë një pajë shumë herë më të shëndetshme, siç është Amfiteatri, që edhe kur mos të jemi duke u marrë me këto punë, do i ngelet qytetit”, u shpreh kryebashkiaku.

Veliaj nënvizoi se Tirana është një qytet i destinuar të rritet, por sfida është menaxhimi për të pasur një qytet të qëndrueshëm për të gjithë. “Nëse tipikisht jemi rritur 25-27 mijë në vit, besoj që pas tërmetit do të rritemi ndoshta edhe me ritme më të mëdha. Do kalojmë mbi 30 mijë. Zgjidhja nuk është histeria: Na mbyti betoni. Do ta menaxhojmë këtë sfidë, pa histeri, duke thënë: Ej, patjetër Tirana do të rritet, por a mund të rritet me ndërtesa të qëndrueshme me zero karbon ose ambiente më të gjelbëruara. Unë besoj se nuk është “ose, ose” është ”edhe, edhe”. Edhe do të rritemi, por edhe mund të jemi më të qëndrueshëm si qytet”, theksoi Veliaj.

Blogerja e njohur, Estela Ujka vlerësoi këtë nismë të Bashkisë së Tiranës dhe zbuloi se objektivi i radhës është që të gjithë blogerët të vizitojnë atraksionet më të mira të kryeqytetit, duke krijuar edhe një kartolinë të bukur për vizitorët vendas dhe të huaj. Gjithnjë e më shumë vizitorët nuk kanë nevojë t’u largohen kufijve të kryeqytetit shqiptar për të shijuar aventurat, por edhe pamjen e bukur. /e.s/

Next Post
Tatimet mesazh ndërtuesve: Lëshoni faturë tatimore në momentin e arkëtimit të çdo kësti nga klientët

Tatimet mesazh ndërtuesve: Lëshoni faturë tatimore në momentin e arkëtimit të çdo kësti nga klientët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Munguan avokatët e Arben Ahmetajt, shtyhet seanca në GJKKO

Munguan avokatët e Arben Ahmetajt, shtyhet seanca në GJKKO

April 10, 2026
Delegacionet e Iranit dhe SHBA drejt bisedimeve në Pakistan, masa të forta sigurie në Islamabad

Delegacionet e Iranit dhe SHBA drejt bisedimeve në Pakistan, masa të forta sigurie në Islamabad

April 10, 2026
Presidenti Begaj pret Gjeneralin italian: Partneritet strategjik në mbrojtje dhe siguri

Presidenti Begaj pret Gjeneralin italian: Partneritet strategjik në mbrojtje dhe siguri

April 10, 2026
Zgjedhjet/ Shehi: Populli është lodhur me të njëjtët personazhe, sot fushatat bëhen me LED, balerina e show!

Shehi: Reforma në drejtësi u miratua me presionin ndërkombëtar, ka trembur politikanët

April 10, 2026
“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

April 10, 2026
EMRI/Kamioni bie në humnerë në Gramsh, policia jep informacion zyrtar: Viktimë një 43-vjeçare! Dy të plagosur në spital

Punonjësi ra në kontakt me rrymën elektrike dhe ndërroi jetë, arrestohet administratori i lokalit

April 10, 2026
Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

April 10, 2026
Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

April 10, 2026
Shkrepe një foto këtu!

Ministri Hoxha: Rama nuk ka asnjë aleancë me Serbinë, por vetëm interesa

April 10, 2026
Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In