• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Blofi i PD, Bashkia: Shabanaj ka marrë dëmshpërblim dhe i është miratuar rindërtimi i dy shtëpive

by A R
30/11/2020 15:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ka nxjerrë sërish bllof Partinë Demokratike, e cila publikoi sot një videomontazh me kamera HD rastin e familjes Shabanaj nga Baldushku, për të cilën pretendoi se nuk është ndihmuar pas tërmetit. Nga dokumentet e publikuara, familja e Mersin dhe Genc Shabanaj është dëmshpërblyer me 3 milionë lekë për tërmetin e 21 Shtatorit 2019, e ndërkaq pas dëmeve të mëdha gjatë tërmetit të 26 Nëntorit, dy vëllezërve do t’u rindërtohen dy shtëpi, ndonëse para tërmetit kanë jetuar në një shtëpi.

Bashkia e Tiranës shprehet se qeveria dhe bashkia nuk kanë lënë pa trajtuar e ndihmuar asnjë familje të prekur nga dy tërmetet e vitit të kaluar.

“Si të mos mjaftojnë montazhet dhe inskenimet mashtruese me familjet e prekura nga tërmeti i rëndë i 26 Nëntorit 2019, sot Lulzim Basha dhe Partia Demokratike i servirën qytetarëve të Tiranës fytyrën e ish deputetit që u kap në flagrancë me patllake në dorë, duke luftuar kundër Këndit të Lodrave të fëmijëve te Liqeni, për të transmetuar videomontazhin qesharak të radhës e duke përdorur për fushatë fatkeqësinë e familjes Shabanaj nga Baldushku.

Për të bërë transparencë para qytetarëve të Tiranës dhe për të vërtetuar edhe njëherë me fakte, e jo me kamera HD e spote publicitare për fushatë siç bën Lulzim Basha, se qeveria dhe bashkia nuk kanë lënë pa trajtuar asnjë familje të prekur nga dy tërmetet e vitit të kaluar, sqarojmë se:
– pas tërmetit të 21 Shtatorit, familja e Mersin dhe Genc Shabanaj është dëmshpërblyer me Vendim të Këshillit Bashkiak Nr. 152, Dt. 16.12.2019 në shumën 3 milionë lekë.
– pas tërmetit të 26 Nëntorit, familja është strehuar në konteiner dhe gjatë pandemisë është ndihmuar vazhdimisht me ushqime nga bashkia dhe Njësia Administrative. Aktualisht, dosja e familjes Shabanaj është trajtuar nga Drejtoria e Rindërtimit, e cila ka miratuar rindërtimin e dy shtëpive, për të dy vëllezërit Shabanaj, duke qenë se në shtëpinë e prishur nga tërmeti i Nëntorit 2019 kanë jetuar dy kurora”, thuhet në reagimin e Bashkisë.

Më tej Bashkia e Tiranës i kërkon Lulzim Bashës që të tregojë se si arriti të shtojë pronat e tij me 4 vila pas tërmetit e gjatë pandemisë. “Përpara se Lulzim Basha të montojë video të tilla dhe të përdorë kaq ulët fatkeqësinë e kësaj familjeje, është i detyruar t’u shpjegojë qytetarëve të Tiranës se përse dhe si arriti t’i shtojë pronat e tij me 4 vila pas tërmetit e gjatë pandemisë, por edhe të deklarojë publikisht se ku banon sot”, thuhet në reagimin e Bashkisë së Tiranës.

/a.r

Next Post
Sërish shifra të larta në Kosovë/ 720 raste të reja me Covid dhe 11 të vdekur

Covid-19/ Më shumë të shëruar se raste të reja në Kosovë, shënohen 11 viktima

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Digjen dy automjete pas mesnate, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Digjen dy automjete pas mesnate, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

March 2, 2026
Vrasja e Khameneit, precedentët historikë dhe debati mbi ligjshmërinë e eliminimit të liderëve të huaj

Vrasja e Khameneit, precedentët historikë dhe debati mbi ligjshmërinë e eliminimit të liderëve të huaj

March 2, 2026
Godinat te “5 Maji” gati për të prekurit nga tërmeti, Veliaj: Të ndëshkojmë ata që pengojnë punën

Kredia për prona e dhënë po i afrohet vlerës së pesë miliardë eurove

March 2, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

March 2, 2026
Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e “4 Parodistëve të Vlorës”

Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e “4 Parodistëve të Vlorës”

March 2, 2026
Valë e re sulmesh nga Teherani, 31 viktima në Liban, alarm në Izrael dhe Gjirin Persik

Valë e re sulmesh nga Teherani, 31 viktima në Liban, alarm në Izrael dhe Gjirin Persik

March 2, 2026
Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha? Ish-prokurori: Ka një audiopërgjim dhe një email të dërguar në SHBA

“Krijoi konflikt në Dubai dhe e deportuan”, ish-prokurori tregon rastin e të “fortit” shqiptar

March 2, 2026
Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In