Në mbyllje të protestës së banorëve të Astirit, ku kësaj proteste iu bashkua edhe kryetari i PD, Lulzim Basha, policia ka shoqëruar ish deputetin e PD Klevis Balliun dhe 7 nga pjesmarrësit në këtë protestë.
Kujtojmë se me miratimin e ndryshimeve të Kodit Penal, ky kod parashikon dënime deri në heqjen e lirisë për këdo që bllokon qarkullimin rrugor.
Në protestën e mbrëmjes së sotme ka qënë vetë kryetari i PD, Lulzim Basha i cili hodhi hapin e parë duke tërhequr protestuesit që të bllokojnë rrugën tek zona e Astirit.
Përveç Balliut, mësohet se personat e arrestuar janë Dritan Noku, Arend Bushi, Andi Sharra, Kujtim Ylli, Ani Murataj, Ervis Hysenli dhe Gojard Duro.
/a.r