• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Bllokuan dëshminë e Beqajt, por Bardhi fajëson PS: E vratë pa produkt Komisionin Hetimor, zgjasni afatin e tij

by A R
14/11/2024 10:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Seanca plenare e ditës së sotme ka nisur me debate mes palëve. Kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi i ka kërkuar kryeparlamentares zgjatjen e afatit të Komisionit Hetimor për Koncensionet në Shëndetësi teksa e ka akuzuar që nuk e ka lejuar opozitën që të bëjë punën e saj. Bardhi kërkon shtyrjen e këtij komisioni me të paktën 3 javë.

Gazment Bardhi: Rishikoni atë vendim, të keni një qëndrim për të dënuar shantazhin në krye të detyrës që një kriminel në burg i ka bërë deputetëve dhe të lejoni funksionimin normal të Komisionit Hetimor.

Elisa Spiropali: Kërkesa që ka ardhur për shtyrjen e afatit të Komisionit Hetimor… Ndihem në faj që e kam çuar atë kërkesë nga ana e 7 deputetëve të opozitës në Konferencë të Kryetarëve. Për hir të debatit dhe të faktit që ka një rëndësi të posaçme hetimi, e kam paraqitur në Konferencën e Kryetarëve. Ai komision është shtyrë 2 herë që komisioni të dalë në disa konkluzione dhe jo të shpërdorojë detyrën. Në bazë të ligjit, duhet të kishte një vendim të ndërmjetëm të komsionit për t’u paraqitur në Konferencën e Kryetarëve.

Sa i takon asaj se kush është kriminel, e përcakton prokuroria dhe gjykata dhe përsa kohë që dikush vjen si dëshmitar tregon gatishmërinë për të dëshmuar, duhet t’i jepet mundësia që kjo të ndodhë. Jam e sigurt që Garda ka respektuar rregulloren, do të shihen me shumë vëmendje si pamjet dhe si fakti që dëshmitari ka qëndruar për orë të tëra. Sot jam bërë me dije për kërkesën tuaj.

Gazment Bardhi: Të kanë informuar gabim se nuk ka asnjë rregull në ligj që kërkohet vendim i ndërmjetëm nga komisioni për shtyrjen e afatit, është një rregull që e keni vendosur. Afati i veprimtarisë së komisionit, kompetencë e propozuesit dhe vendimmarja e Konferencës së Kryetarëve. E rëndësishme është që a e ka përfunduar komisioni punën e tij apo jo. Komisioni nuk e ka përfunduar planin hetimor të punës dhe nuk mund të ndërpritet veprimtaria. Ju nuk i keni dhënë kohë komisionit për të hartuar raportin. Ju e keni vrarë pa produkt komisionin hetimor. Nuk e keni lejuar opozitën që të bëjë punën e saj. Vendimmarrja juaj e djeshme në kundërshtim me të drejtën e opozitës për kontroll parlamentar.

Rimblidhni Konferencën e Kryetarëve dhe rizgjasni afatin e komisionit hetimor, të mbarojë planin e punës dhe të ketë mundësi që të paraqesë secila palë në seancë plenare, mos pengoni punën e këtij komisioni. Dëshmitari nuk e ka vullnetare ardhjen në komision, e ka për detyrim ligjor. Ajo që ka ndodhur, është që dëshminë Ilir Beqaj do ta japë sipas rregullave që cakton në paraburgim. Dëshmia e tij duhet të merret sipas rregullave të procedurës penale. Ndërhyni të lejoni veprimtarinë e komisionit hetimor, të lejoni zgjatjen me 3 javë të komisionit për të pasur mundësi që të respektojmë të gjithë bashkë kushtetutën.

/a.r

Next Post
“Akuzoni Ramën për çdo gjë që ndodh në faqen e dheut”, Spiropali: Lutemi për avokatin Mëngjesi

"Zgjasni me 3 javë afatin e 'Sterilizimit'", Spiropali-Opozitës: E shtymë dy herë, shpërdoruat kohën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
Trump premton 1 milion dollarë për ata që denoncojnë mashtrimet zgjedhore në SHBA

Trump premton 1 milion dollarë për ata që denoncojnë mashtrimet zgjedhore në SHBA

October 26, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Dënoje dhunën! Qori: Nuk ka barbari më të madhe se të vjedhësh popullin

Sherr në studio/ Demalia: Dënoje dhunën! Qori: Nuk ka barbari më të madhe se të vjedhësh popullin

October 26, 2026
Investigimi për indianët e “Wolt” largoi drejtorin e Qytetit Studenti?

Investigimi për indianët e “Wolt” largoi drejtorin e Qytetit Studenti?

October 26, 2026
Kaos para Topit të Artë, faqja zyrtare shpall gabimisht tre fitues

Kaos para Topit të Artë, faqja zyrtare shpall gabimisht tre fitues

October 26, 2026
Deputeti Gjoni: Votimi i PS për “Ballukun” me urdhër politik! Majko u flak nga Kuvendi sepse nuk shkoi në votim

Protestat? Gjin Gjoni e thotë hapur: PD ka kapur momentin! Qëllimi kryesor është…

October 26, 2026
“Policët s’janë armiq të vendit”, Demalia: Të dënohen rëndë protestuesit që sulmojnë bizneset!

“Policët s’janë armiq të vendit”, Demalia: Të dënohen rëndë protestuesit që sulmojnë bizneset!

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In