• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Bllokoni rusët, na vodhën grurin”/ Ukraina kërkon ndihmën e Turqisë, Erdogan përgatit anijet!

by Java News
02/07/2022 17:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ukraina i kërkoi Turqisë të ndalojë anijen ruse të mallrave Zhibek Zholy, e cila transporton një ngarkesë me drithë ukrainase nga porti Berdyansk i pushtuar nga trupat e Moskës.

Një zyrtar i ministrisë së jashtme të Ukrainës tha se kjo anije është larguar nga porti me 4,500 tonë grurë që i përkasin Ukrainës. Në një letër drejtuar Ministrisë Turke të Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme ukrainase thekson në mënyrë specifike se Zhibek Zholy është përfshirë në “eksportin e paligjshëm të grurit ukrainas” nga Berdyansk dhe s’është nisur drejt Turqisë. Zyra e Kryeprokurorit të Ukrainës i bëri thirrje autoriteteve turke të inspektojnë anijen, të verifikojnë ngarkesën e saj e ta ndalojnë atë.

Kjo është anija e parë e mallrave që largohet pa njoftuar nga porti i Berdyansk gjatë bllokimit të tij disa mujor. Ukraina e ka akuzuar Rusinë për vjedhjen e grurit nga territoret e pushtuara nga forcat ruse që nga fillimi i pushtimit të saj në fund të shkurtit, por Kremlini e ka mohuar gjithmonë vjedhjen e drithit ukrainas. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan doli së fundi me deklaratën se vendi i tij mund të ndërmjetësojë eksportimin e drithërave që vijnë nga Deti i Zi, në drejtim të atyre vendeve që kanë nevojë.

“Ne kemi një plan mjaft të detajuar. Turqia është e gatshme të vërë në dispozicion 20 anije për transportin nga portet ukrainase, ndërkohë që vetë rezervat turke të drithërave janë në gjendje të mjaftueshme. Ukraina është një nga furnizuesit kryesorë të grurit në botë, por dërgesat e saj janë ndalur nga pushtimi i Rusisë, duke shkaktuar mungesa globale të ushqimit. Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje të dyja palëve, si edhe fqinjit të tyre detar, Turqisë, që të bien dakord për një korridor kalimi, në mënyrë që të lehtësohet ngërçi i krijuar”./m.j

Next Post
1638813052_metaberisha2

Ngjitja në skenën e SHBA-ve, a e kaloi Ilir Meta ‘Ylberin’ në kurriz të Sali Berishës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vetëm 18 vjeç, por ‘mjeshtër’ në drejtimin e një rrjeti trafiku kokaine në Itali, arrestohet adoleshenti shqiptar! Ja çfarë iu gjetën në banesë

Vetëm 18 vjeç, por ‘mjeshtër’ në drejtimin e një rrjeti trafiku kokaine në Itali, arrestohet adoleshenti shqiptar! Ja çfarë iu gjetën në banesë

February 11, 2026
Vranësira mesatare deri të dendura, borë në male, moti për ditën e sotme

Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për ditën e nesërme

February 11, 2026
U dënua me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli apelon vendimin e Gjykatës së Fierit

Luizi bën parashikimin, tregon emrin e fituesit të Big Brother VIP 5

February 11, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

February 11, 2026
Begaj pret drejtorin e INL-së dhe të ngarkuarën me punë të SHBA-ve: Rikonfirmuam partneritetin tonë strategjik

Begaj pret drejtorin e INL-së dhe të ngarkuarën me punë të SHBA-ve: Rikonfirmuam partneritetin tonë strategjik

February 11, 2026
Zyrtari i lartë amerikan takime të rëndësishme në Tiranë/ Ambasada: SHBA të angazhuara për forcimin e partneritetit, bashkëpunim në Shqipëri për luftën kundër krimit

Zyrtari i lartë amerikan takime të rëndësishme në Tiranë/ Ambasada: SHBA të angazhuara për forcimin e partneritetit, bashkëpunim në Shqipëri për luftën kundër krimit

February 11, 2026
Paralajmërimi i analistit: Dënimi i krerëve të UÇK-së do të sjellë destabilizim

Paralajmërimi i analistit: Dënimi i krerëve të UÇK-së do të sjellë destabilizim

February 11, 2026
I akuzuar për trafik droge dhe grup kriminal, GJKKO dënon me 12 vite burg Astrit Balliun

I akuzuar për trafik droge dhe grup kriminal, GJKKO dënon me 12 vite burg Astrit Balliun

February 11, 2026
Të katërt u shuan në Itali, shqiptarët mbledhin për dy ditë mbi 75 mijë euro për funeralin e familjes Kola

Humbën jetën në mënyrë tragjike në Itali, trupat e katër pjesëtarëve të familjes Kola nisen drejt Shqipërisë

February 11, 2026
Zbulimi i fundit i shkencëtarëve: Si gripi mund të godasë zemrën dhe të shkaktojë infarkt

Zbulimi i fundit i shkencëtarëve: Si gripi mund të godasë zemrën dhe të shkaktojë infarkt

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In