Ka dështuar marrëveshja për transferimin e sulmuesit Edin Dzeko nga Roma te Chelsea, shkruan Sky Italia.
Chelsea i kishte ofruar lojtarit kontratë vetëm deri në verën e vitit 2019, por ai kishte kërkuar kontratë dy vite e gjysmë.
Në anën tjetër, transferimi i Emerson Palmeirit do të kryhet, pasi ai ka vendosur të largohet nga Roma.
Braziliani nesër do të udhëtojë drejtë Londrës, ku do të nënshkruajë kontratën me Chelsean. /a.m.