“Një mrekulli Krishtlindjeje!” Kështu është quajtur shpëtimi i një djali 26-vjeçar, i cili u përfshi nga një ortek dëbore dhe mbeti i bllokuar poshtë tij për pesë orë me radhë.
Historia vjen nga mali i Pleschnitzzinken, në zonën veri-perëndimore të Austrisë.
Alarmi u dha pak para orës 17.00 të 25 dhjetorit, nga një burrë i cili tha se 26-vjeçari nuk ishe kthyer në luginë dhe arriti të kapte shumë pak valë në celularin e tij.
26-vjeçari u lokalizua rreth dy orë më vonë, nën një metër e ca dëborë, nëpërmjet pajisjeve elektronike për viktimat e ortekëve.
Një ekip kërkim-shpëtimi, pas pesë orësh gërmim dhe kërkim e nxorën të riun nga orteku i dëborës. Pavarësisht hipotermisë, i riu nuk pësoi dëme të rënda.
26-vjeçari ishte me fat që kishte me vete një qese me ajër, mjaftueshëm të madhe nën dëborë, në mënyrë që të merrte frymë.
Por mjekët thonë se mbijetesa e një njeriu pas pesë orësh nën ortek, është diçka që ndodh një herë në 20 vjet në alpe.
/a.r