Tom Cruise është detyruar që të mbyllet në një hotel luksoz në Venecia pasi xhirimet e filmit “Mission Impossible 7” janë pezulluar pas shpërthimit të koronavirusit në Itali.
Sipas “Daily Mail”, aktori i famshëm duhet të kishte nisur xhirimet në disa prej zonave më piktoreske dhe të famshme të qytetit italian, por gjithçka është shtyrë.
Tom Cruise ka mbërritur në Venecia në 20 shkurt dhe tani ka ngecur në Hotel Gritti Palace, duke pritur një vendim mbi xhirimet.
Deri tani, në Itali janë shkaktuar 6 viktima nga koronavirusi dhe janë prekur 219 persona, numri më i madh pa përfshirë vende si Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut. /e.s/