• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bllokohet lëvizja në kufirin Mali i Zi-Kroaci, banorët e zonës hapin dyert e shtëpive për qytetarët që janë në pritje, mes tyre edhe shqiptarë

by E S
02/08/2026 15:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kolonat e gjata në kufirin mes Malit të Zi dhe Kroacisë vazhdojnë të shkaktojnë vështirësi për mijëra udhëtarë, mes tyre edhe shumë shqiptarë që po udhëtojnë drejt vendeve të Evropës Perëndimore pas pushimeve verore.

Në pikën kufitare Karasoviçi–Debeli Brijeg janë krijuar kolona që kalojnë 20 kilometra, ndërsa sipas mediave kroate pritjet zgjasin deri në 10 orë, me raportime jozyrtare që flasin edhe për raste kur udhëtarët kanë pritur deri në 28 orë.

Situata është bërë aq e rëndë, sa banorët e zonës së Konavles kanë hapur dyert e shtëpive të tyre për t’u mundësuar udhëtarëve përdorimin e tualeteve dhe pushimin, ndërsa autoritetet lokale kanë vendosur edhe cisterna me ujë të pijshëm për personat që qëndrojnë prej orësh të bllokuar në trafik, shkruajnë mediat.

Për situatën ka reaguar edhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, e cila pranon se pritjet e gjata në kufirin Kroaci–Mali i Zi janë bërë një fenomen që përsëritet pothuajse çdo verë për shkak të fluksit të jashtëzakonshëm të udhëtarëve.

Në njoftimin e saj, ministria thekson se rritja e ndjeshme e lëvizjeve në rajon dhe numri gjithnjë e më i madh i personave që udhëtojnë drejt Shqipërisë me rrugë tokësore gjatë sezonit turistik sjell, veçanërisht në ditët me fluks maksimal, pritje të gjata në pikat kufitare mes Kroacisë dhe Malit të Zi.

“Ky është një fenomen që, për shkak të volumit shumë të lartë të lëvizjeve, përsëritet pothuajse çdo verë, veçanërisht gjatë fundjavave dhe ditëve me fluksin më të madh”, thuhet në reagimin e ministrisë.

Më tej, Ministria bën të ditur se përfaqësitë diplomatike shqiptare janë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e vendeve përkatëse, me synimin që procedurat kufitare të zhvillohen sa më shpejt dhe të shtohen kapacitetet për të minimizuar kohën e pritjes së qytetarëve.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe përfaqësitë tona diplomatike janë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet dhe institucionet përgjegjëse, me synimin që, në përputhje me legjislacionin dhe procedurat në fuqi në secilin shtet, kalimi i qytetarëve të jetë sa më i shpejtë dhe sa më i lehtë”, thuhet në deklaratë.

Sipas ministrisë, vetëm gjatë sezonit veror rreth 300 mijë shtetas shqiptarë kalojnë përmes këtij korridori rrugor, çka krijon ngarkesë të madhe për infrastrukturën dhe shërbimet kufitare.

Megjithatë, autoritetet shqiptare theksojnë se do të vazhdojnë bashkëpunimin me institucionet e rajonit për të gjetur zgjidhje praktike që do të lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve, deri në zgjerimin e plotë të hapësirës Schengen në këtë pjesë të Ballkanit.

Ndërkohë, autoritetet kroate u kanë bërë thirrje udhëtarëve që, nëse është e mundur, të përdorin itinerare alternative përmes Bosnjë dhe Hercegovinës ose të zgjedhin transportin detar nga Durrësi drejt porteve italiane, në mënyrë që të shmangin kolonat e gjata në kufirin Kroaci-Mali i Zi.

Next Post
Disa socialistë grisën teserat e PS në kundërshtim të territoriales, Rama: Akt i turpshëm! Tribunë të vegjël që s’dinë çfarë thonë

Disa socialistë grisën teserat e PS në kundërshtim të territoriales, Rama: Akt i turpshëm! Tribunë të vegjël që s’dinë çfarë thonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përfundon takimi i Ramës me drejtuesit politikë te “Vila e Kuqe”! Zbulohet çfarë u diskutua, fokusi te “Besa”, “Prania Besnike” dhe…

Përfundon takimi i Ramës me drejtuesit politikë te “Vila e Kuqe”! Zbulohet çfarë u diskutua, fokusi te “Besa”, “Prania Besnike” dhe…

September 18, 2026
Protesta në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, tensione e përplasje në shesh! Policia u kërkon dokumentet e identifikimit qytetarëve

Protesta në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, tensione e përplasje në shesh! Policia u kërkon dokumentet e identifikimit qytetarëve

September 18, 2026
“Vijesti”: Kryeministri malazez dyshon për përfshirje të Serbisë dhe Shqipërisë në veprimtari hibride

Qeveria e Malit të Zi shpall modelin e ri të pagave, nga janari 2027 rroga minimale deri në 1400 euro

September 18, 2026
Protesta e veteranëve të UÇK-së në Prishtinë, Policia merr masa dhe apelon: Mos hidhni sende dhe mos përdorni maska

Protesta e veteranëve të UÇK-së në Prishtinë, Policia merr masa dhe apelon: Mos hidhni sende dhe mos përdorni maska

September 18, 2026
“Mercedesi” shpërthen në flakë te hyrja e parkimit nëntokësor në Fier, panik te qytetarët! Nisin hetimet për shkaqet

“Mercedesi” shpërthen në flakë te hyrja e parkimit nëntokësor në Fier, panik te qytetarët! Nisin hetimet për shkaqet

September 18, 2026
Shtatori i drejtësisë

Jo në emrin tim!

September 18, 2026
Protestat në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, Ambasada e SHBA në Kosovë paralajmëron shtetasit amerikanë: Shmangni sheshin “Skënderbeu”!

Protestat në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, Ambasada e SHBA në Kosovë paralajmëron shtetasit amerikanë: Shmangni sheshin “Skënderbeu”!

September 18, 2026
“Pse Vuçiç nuk është thirrur në Hagë?”- ish-ambasadori Walker: I mërzitur dhe i zhgënjyer nga BE, vendosi shenjën e barazimit me tmerret serbe

“Pse Vuçiç nuk është thirrur në Hagë?”- ish-ambasadori Walker: I mërzitur dhe i zhgënjyer nga BE, vendosi shenjën e barazimit me tmerret serbe

September 18, 2026
Gogu: Rishikim i Kodit të Procedurës Penale për masat e sigurimit! Rekomandimet e Këshillit të Evropës po kthehen në reformë

Gogu: Rishikim i Kodit të Procedurës Penale për masat e sigurimit! Rekomandimet e Këshillit të Evropës po kthehen në reformë

September 18, 2026
Ndeshjet e UEFA Nations League, Kombëtarja nis përgatitjet! Tekniku Maran shpall nesër listën e të grumbulluarve!

Ndeshjet e UEFA Nations League, Kombëtarja nis përgatitjet! Tekniku Maran shpall nesër listën e të grumbulluarve!

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com