Një gomone me një sasi të konsiderueshme drogë është bllokuar sot në Vlorë.
Mësohet se mjeti i lundrimit u kap në grykëderdhjen e Vjosës. Gomonia u gjet nga Policia Kufitare e Vlorë
Në gomonen me një motor dhe rreth 10 metra të gjatë është zbuluar një sasi prej 500 kg drogë e llojit kanabis sativa.
/a.rada