• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bllokohen lejet e ndërtimit në Tiranë, Veliaj kontroll firmave të Bashës

by
02/08/2015 09:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bllokohen lejet e ndërtimit në Tiranë, Veliaj kontroll firmave të Bashës

Brenda një viti kryeqyteti do të ketë një tjetër plan të ri zhvillimi. Gjatë kësaj kohe nuk do të jepet asnjë leje, ndërsa do të kalojnë në sitën e një auditi lejet e dhëna nga ish­kryebashkiaku Lulzim Basha. Këto janë parashikuar në marrëveshjen e nënshkruar një ditë më parë nga Bashkia e Tiranës me Ministrinë e Zhvillimit Urban. Kryetari i ri i Bashkisë, Erion Veliaj, sqaron se bëhet fjalë për një projekt të mirëfilltë, që do t’i japë hov të ri zhvillimi 24 njësive të reja administrative të kryeqytetit. Ndërkohë që, sipas tij, nevojitej një koncept modern me qëllim që Tirana e pas 20 viteve të mos jetë kryeqytet i qokave të një mandati apo një procesi të caktuar politik.

Kryebashkiaku i ri ka hedhur firmën e parë për hartimin e planit të ri zhvillimor të Tiranës në një marrëveshje me Ministrinë e Zhvillimit Urban. Marrëveshja e re e Veliajt ka rrëzuar planin e paraardhësit Basha, duke bërë që të pezullohen të gjitha lejet e ndërtimit deri në hartimin e planit të ri, që, sipas tij, do të jetë gati brenda vitit të parë të mandatit. “Plani ekzistues vendor nga dita e sotme nuk është më në fuqi, pavarësisht rezervave personale apo publike që i kemi shpallur edhe më parë për planin klientelist që trashëgoi Bashkia e Tiranës. Duke qenë se ka rënë plani i vjetër i zhvillimit, pezullohen lejet e ndërtimit derisa ne të kemi një plan afatgjatë të zhvillimit të qytetit”.

Por jo vetëm kaq. Teksa ekspertët e Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe ata të huaj të hartojnë planin e ri, Inspektorati Ndërtimor dhe Policia Bashkiake do të verifikojnë të gjitha lejet e dhëna deri më tani, ndërtimet pa leje apo shkeljeve në urbanistikë, e në rast se do të vërehen shkelje, të trajtohen në rrugë ligjore.

“Të sigurohemi që këto parregullsi dhe sjellja e shkeljes konstante të çdo parimi urbanistik dhe bashkëjetesës në komunitet të mos jenë një modë që vazhdon në Bashkinë e re të Tiranës, për të vendosur një standard të ti”, theksoi Veliaj.

Next Post

A është gjetur vërtet Kupa e Krishtit në Shqipëri?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com