Prej 10 ditësh Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar sasinë e mishit që është importuar së fundi nga Brazili.
Në një intervistë për ‘News 24’ drejtori i AKU-së Dritan Sejko thotë se sasisë së bllokuar të mishit do t’i bëhen analizat e nevojshme ushqimore për të siguruar qytetarët se konsumimi i tij nuk është i dëmshëm.“Kjo ka rreth 10 ditë dhe është bërë bllokimi i të gjithë produktit që vjen nga Brazili është marrë mostra dhe deri në daljen e përgjigjeve të analizave të këtyre mostrave produkti do të qëndrojë i bllokuar. Analizat e para pritet të dalin ditën e enjte nesër për mostrat e para pastaj përditë do të dalin nga një përgjigja”, tha Dritan Sejko.
a.ç