• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Bllokohen 3 ton sallam “Wudy” në Tiranë

by A R
24/05/2016 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një sasi e konsiderueshme (3 ton) sallam i markës “Wudy”, është bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në një magazinë në rrugën “Butrinti” në Laknas të Tiranës.

Inspektimi në magazinën frigoriferik “Ismet Darsi” është bërë më 17 maj të këtij viti ku është zbuluar se ky subjekt nuk kishte të drejtën për të tregtuar sallamin “Wudy” në Shqipëri.

Çështja është duke u ndjekur edhe nga Drejtoria tatimore, Dogana, dhe seksioni i Krimit Ekonomik, për shkak se ka dyshime që sasia e madhe e sallamit të jetë futur kontrabandë në vendin tonë.

Inspektorët e AKU-së nuk i kanë gjetur dokumentet shoqëruese të blerjes së sallamit Wudy, dhe as dokumente të origjinës së tij, apo fletë analizat, siç është procedura ligjore për t’i treguar këto produkte. Përgjegjësi i Sektorit të Marrëdhënieve me Publikun dhe Ndërgjegjësimit të Konsumatorit në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, Granit Sokolaj, tha për Express se dyshohet që sallami të jetë kontrabanduar në territorin shqiptar, pasi nuk kishte as dokumentacionin shoqërues, nuk përmbante asnjë etiketim sipas standardeve të tregtimit në Shqipëri.

AKU ka vendosur bllokimin e 3 tonëve të sallamit në këtë magazinë frigoriferike, ku edhe pse produkti është brenda standardeve të tregtimit, pra nuk është i skaduar, kushtet në këtë magazinë nuk ofronin ruajtjen e këtij produkti ushqimor. Po ashtu, ndaj Ismet Darsit është vendosur një gjobë prej 1 milionë lekësh të vjetra. /Gazeta Express/

Next Post

Koreja e Veriut refuzon ofertën e Trumpit për bisedime tet-a-tet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In