• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bllokimi i Vettingut nga PD-ja, shqetësime serioze nga SHBA dhe BE

by Java News
22/02/2017 08:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Rikthehet konflikti mes Perëndimit dhe opozitës shqiptare për zbatimin e Reformës në Drejtësi. Bllokimi i procesit të Vetingut nga Partia Demokratike, me anë të bojkotit të Kuvendit, ka alarmuar si dhe ka vënë edhe një herë në lëvizje përfaqësitë diplomatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në Tiranë.

Pas një beteje epike për ta rrëzuar në Komisionin e Venecias dhe më pas në Gjykatën Kushtetuese, Partia Demokratike ka nisur lëvizjen e tretë për bllokimin dhe shtyrjen e procesit të Vetingut, i cili rrezikon shpërbërjen e sistemit aktual të drejtësisë.

Pavarësisht investimit historik të faktorit ndërkombëtar, mbështetjes nga shumica e shqiptarëve dhe konfirmimit të ligjshmërisë së procesit nga Gjykata Kushtetuese, Partia Demokratike ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në votimin e kandidatëve për organet e Vetingut, pasi për të, parësore është garantimi i zgjedhjeve të lira. Në këtë kuadër, zhbllokimin e Vetingut, opozita po e përdor si presion dhe kusht për mundësimin e qeverisë teknike ose për të marrë ndonjë garanci se nuk do të preket nga institucionet e reja antikorrupsion.

Situata merr një dimension edhe më serioz në kushtet kur nga zbatimi i Vetingut kushtëzohet jo vetëm ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, por edhe e institucioneve të tjera të drejtësisë, të cilat rrezikojnë të shtyhen pas zgjedhjeve të 2017.

Në këto kushte, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu dhe ambasadorja e BE, Romana Vlahutin kanë zbarkuar dje në zyrën Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Sipas njoftimit të Presidencës, kryefjala e takimit ka qenë pikërisht ushtrimi i detyrave të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i cili do të mbikëqyrë procesin e Vetingut të rreth 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pas deklaratave të para kundër bojkotit, në ditët në vijim, faktori ndërkombëtar pritet të përshkallëzojë qëndrimet ndaj opozitës, për ta detyruar këtë të fundit t’i hapë rrugë zbatimit të Vetingut dhe Reformës në Drejtësi në tërësi.

Ja si po e bllokon PD Vetingun
Institucionet e Vetingut nuk mund të konstituohen kurrsesi pa konsensusin e Partisë Demokratike. Nenet 8, 9, 10 dhe 11 të ligjit të Vetingut e bëjnë të domosdoshme rolin e opozitës në këtë proces. Konkretisht, neni 8 i ligjit parashikon që Kuvendi, brenda 3 ditëve nga marrja e listës së kandidatëve, të cilët i plotësojnë kriteret formale, listës së kandidatëve, të cilët nuk i plotësojnë kriteret formale, dhe listës së rekomandimeve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, miraton krijimin dhe përbërjen e një komisioni ad hoc me gjashtë anëtarë, të ndarë në mënyrë të barabartë midis shumicës dhe pakicës parlamentare, si dhe procedurat parlamentare për funksionimin e komisioneve dhe realizimin e procesit të votimit, sipas këtij neni dhe nenit 9 të këtij ligji. Pra, ligjit parashikon pjesëmarrjen e opozitës, duke mos përcaktuar asnjë rrugëzgjidhje në rast bojkoti.

Mesazhi i Nishanit
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, gjatë takimit me ambasadorët, ka mbështetur shqetësimet për paligjshmërinë e Bordit të ONM. Nishani ka kërkuar që të respektohet Kushtetuta. “Presidenti Nishani theksoi se e konsideron shumë të rëndësishme mbështetjen konsensuale edhe të fazës së zbatimit të kësaj reforme, duke iu përmbajtur detyrimit të të gjitha palëve për të respektuar në germë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Në këtë kontekst, Kreu i Shtetit vlerësoi angazhimin e partnerëve ndërkombëtarë, SHBA dhe BE në realizimin e kësaj reforme përmes një procesi të paanshëm, ligjor dhe të besueshëm për qytetarët shqiptarë”, thuhet në njoftimin e Presidencës. shqiptarja.com

ma.me

Next Post
POGRADEC/ Rrëfehet fqinja: Çfarë më tha vajza që vrau burrin e më pas veten para krimit

POGRADEC/ Rrëfehet fqinja: Çfarë më tha vajza që vrau burrin e më pas veten para krimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

The Guardian : Shqipëria dhe Kosova, destinacionet e fshehura të Ballkanit që po magjepsin Evropën

The Guardian : Shqipëria dhe Kosova, destinacionet e fshehura të Ballkanit që po magjepsin Evropën

December 19, 2025

PS kërkoi ‘ndëshkimin’ e 29 deputetëve të PD, mblidhet “Etika” e Kuvendit

December 19, 2025
Amerikanët godasin dy anije të tjera në Paqësor, pesë të vrarë

Amerikanët godasin dy anije të tjera në Paqësor, pesë të vrarë

December 19, 2025
Mirlind Daku dhe Vesa Vllasaliu bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë emrin e veçantë

Mirlind Daku dhe Vesa Vllasaliu bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë emrin e veçantë

December 19, 2025
Detaje nga operacioni në Kosovë, kush është ish-ministri i prangosur

Detaje nga operacioni në Kosovë, kush është ish-ministri i prangosur

December 19, 2025
I hodhën makinën në erë pas plagosjes në Sarandë, arrestohet i kërkuari Klaus Jaçaj

Shpërthim në Tiranë! Hidhet në erë me tritol makina e 39-vjeçarit. Ishte e parkuar në…

December 19, 2025
Ekzekutoi dy studentë në universitet, gjendet i vdekur autori. Kishte studiuar doktoraturë…

Ekzekutoi dy studentë në universitet, gjendet i vdekur autori. Kishte studiuar doktoraturë…

December 19, 2025
“10 cm larg Hekuran Dedës…”/ Gazetari i plagosur më 21 janar: Plumbat erdhën drejtpërdrejt nga Llupo, flaka u dirigjua drejt nesh

“21 janari”/ Mahmutaj: Berisha dhe Meta, të përgatitur për vrasjet. SPAK t’i hetojë si organizatë kriminale

December 19, 2025
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

SPAK kërkon heqjen e imunitetit, sot mblidhet Këshilli i Mandateve për Ballukun

December 19, 2025
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, mjegulla prezente gjatë paradites dhe mbrëmjes

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, mjegulla prezente gjatë paradites dhe mbrëmjes

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In