• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bllokimi projektit të Vlorës, Denaj-Metës: Të kam informuar dy herë! Procedura e ndjekur është ligjore

by A R
06/01/2021 11:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ashtu siç kishte paralajmëruar, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, doli në një konferencë për shtyp ku i ktheu përgjigje akuzave të Presidentit Meta se qeveria ka negociuar një marrëveshje në kundërshtim me ligjin pa marrë më parë autorizimin në lidhje me projektin Vlorë-Orikum.

Ministrja u shpreh se dikasteri që ajo drejton ka ndjekur hapat e nevojshëm në përputhje me ligjet. Denaj u shpreh se ka informuar dy herë Presidentin me shkresa në lidhje me procesin e huasë, termin negocim dhe arsyen se pse po kërkohet ky ndryshim.

Gjithashtu, sipas ministres, nuk bëhet fjalë për një detyrim të ri për Shqipërinë jashtë parashikimeve buxhetore apo termave financiare të dakordësuar më parë.

“Sot në vijim dhe të informacioneve dhe qëndrimeve të shprehura nga Zoti Meta dua të sqaroj opinionin publik se Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka ndjekur me përpikmëri hapat e nevojshëm në përputhje të plotë me kuadrin ligjor në fuqi që rregullon procesin e huamarrjes në Republikën e Shqipërisë. Proceset e huamarrjes për projektet që sjellin zhvillim dhe përfitime për qytetarët dhe rajonet në të gjithë Shqipërinë janë një praktikë 30-vjeçare e Ministrisë së Financave. Presidenti i Republikës është informuar me dy shkresa në lidhje me procesin e huasë, termin negocim dhe arsyen e ndryshimeve të kërkuara. Në frymë të transparencës dhe informimit të publikut, banorëve që janë pjesë e ndryshimeve infrastrukturore të dukshme unë sqaroj se nuk bëhet fjalë për marrjen përsipër të një detyrimi financiar të ri për Republikën e Shqipërisë jashtë parashikimeve buxhetore dhe termave financiarë të dakordësuar më parë”.

E gjithë procedura e ndjekur është ligjore sipas ministres. Ajo tha se nuk kemi të bëjmë me kundërshti me Kushtetutën në asnjë pikë të saj, as në frymë, germë apo qëllim.

“Ku qëndron kundërshtia me kushtetuesen? Në frymë, në germë, apo në qëllim? Në asnjë nga këto. Në qëllim dhe frymë është lehtësisht i lexueshëm. Është një nevojë për të rritur investimet  infrastrukturore, për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe nxitur zhvillimin ekonomik. Në germë procedura është ligjore pasi rasti përbën zbatim të instrumenteve ligjore në funksion të qëllimit dhe interpretimit të bazuar në dispozita juridike korrekte”.

Sipas ministres, dakordësia me palën saudite është arritur pa ndryshuar objektin e financimit, termat financiar, shumën, normën e interesit apo afatin kohor.

“Ky është një rialokim i një detyrimi të siguruar më parë të ratifikuar në Kuvend me ligj të veçantë. Kërkohet të arrihet që me të njëjtin fond dhe burim financiar të negociuar dhe siguruar sipas parashikimeve kushtetuese, të realizohet një projekt tjetër infrastrukturor në të njëjtin qark. Dakordësia me palën saudite për të ndryshuar objektin e financimit, por jo termat financiar, as shumën, as normën e interesit dhe as afatin kohor. Kjo dakordësi, e cila u realizuar në muajin gusht i hapi rrugë dy proceseve paralele. Së pari fillimin e procesit për të ratifikuar në parlament këtë ndryshim si objekt investimi infrastrukturor. Së dyti dhe si rrjedhojë anulimin juridik të objekt investimit të mëparshëm i cili në termin juridik quhet denoncim marrëveshje dhe është ratifikuar në parlament në 17 Shtator të vitit të kaluar”.

Ministrja sqaroi zyrën e presidentit se “vetëm në kushtet kur projekt marrëveshjet e propozuara përmbajnë parashikime të caktuara për të cilat institucionet përgjegjëse nuk janë dakord me kushtet bazë të një marrëveshje financiare me një institucion ndërkombëtar vetëm në këto raste ngrihen grupe negociatore duke kërkuar në vijim autorizimin e presidentit”.

a.r

Next Post
‘Tarifat për kontrollin teknik s’ndryshojnë’/ Gonxhe: Së shpejti pritet të kalojnë në Parlament ndryshimet në Kodin Rrugor

'Tarifat për kontrollin teknik s'ndryshojnë'/ Gonxhe: Së shpejti pritet të kalojnë në Parlament ndryshimet në Kodin Rrugor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In