• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Bllokimi i rrugëve/ Policia: Protesta e paligjshme, ndjekje penale organizatorëve

by A R
24/04/2017 17:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Policia e Shtetit ka nisur procedim penal për oganizatorët e protestës gjatë së cilës u bllokuan rrugët për 60 minuta. Sipas policisë, edhe pse nuk ishte dhënë leje për këtë formë tubimi, mbështetësit e opozitës bllokuan disa akse kombëtare. Uniformat blu bëjnë me dije se po punohet për kryerjen e mëtejshme të veprimeve proceduriale dhe materialet do të referohen në prokuroritë përkatëse.
“Për rreth 1 orë, tre pika kyçe në akset kryesore kombëtare rrugore dhe 2 nyje lidhëse në Tiranë u bllokuan nga një protestë e subjektit politik Partia Demokratike, megjithëse Policia e Shtetit në zbatim të kërkesave të ligjit nuk miratoi lejen për mbajtjen e këtyre tubimeve.
Pretendimi i organizatorëve të kësaj veprimtarie të paligjshme, se ata thjesht e lajmwrojnë Policinë dhe e bëjnë tubimin edhe aty ku kërcënohet siguria e qytetarëve apo pengohet seriozisht qarkullimi i njerëzve e mallrave, është i papranueshëm ligjërisht.
Policia e Shtetit, megjithë rezitencën e disa prej organizatorëve të mitingjeve të paligjshme, mundi me sukses të devijojë qarkullimin e mjeteve në disa akse dytësore dhe rrugë paralele, për të lehtësuar brenda mundësive të kufizuara, trafikun e rënduar dhe bllokimin e qytetarëve”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu u morën masa për mbajtjen hapur të korsive të emergjencës për ambulancat, që transportuan gjatë këtij harku kohor disa qytetarë në nevojë, duke garantuar ndihmën e nevojshme mjekësore në kohë dhe shmangur pasojat për jetën e shendetin e njerezve.
“Protesta e sotme e opozitës, u organizua kryesisht nga deputetë dhe funksionarë të Partisë Demokratike në kundërshtim me ligjin nr. 8773, datë 23.04.2001 “Për tubimet”, edhe pse u  lajmëruan me shkresë dhe publikisht nga autoritetet ligjore përkatëse.
Përgjatë zhvillimit të tubimeve janë dokumentuar shkeljet e ligjit dhe përgjegjësitë e organizatorëve, konkretisht shkelje konform nenit 262 të Kodit Penal ‘Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme’ si dhe  nenit 293 të Kodit Penal ‘Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’.
Për këtë arsye Policia po punon për kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale, këto veprime do t’u paraqiten Prokurorive të rretheve gjyqësore përkatëse për ndjekje penale.
Në bazë e në zbatim të ligjit, strukturat e Policisë pas fiksimit dhe mbikqyrjes profesionale të protestave të paligjshme, kanë përpiluar materialet proceduriale, për organizatoret dhe shkelësit e ligjit dhe materialet do të referohen për fillimin e çështjes penale në Prokuroritë e rretheve gjyqësore, respektive, Tiranë, Kurbin, Elbasan e Lushnjë”, vijon njoftimi.
Më tej policia thekson se nuk lejon shkeljen e ligjit dhe cënimin e sigurisë.
“Policia e Shtetit gjen rastin të falënderojë qytetarët për mirëkuptimin dhe durimin e dëshmuar, megjithë pengesat e vështirësitë që patën gjatë bllokimit të rrugëve.
Policia e Shtetit ripërsërit se ka të drejtën dhe detyrimin ligjor, përgjegjësinë shtetërore dhe kapacitetin e mjaftueshëm, për të mos lejuar cënimin e interesit të qytetarëve dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore këdo që shkel ligjin.
Policia e Shtetit nënvizon se nuk do të tolerojë askënd që i bie ndesh ligjit dhe do të kërkojë nga organet e tjera ligjzbatuese të njëjtë përgjegjshmëri në kryerje të detyrës.
Policia e Shtetit është dhe do të mbetet garante e zhvillimit të tubimeve paqësore, por njëkohësisht edhe e sigurisë e qetësisë për gjithë qytetarët e tjerë”, mbyllet njoftimi./a.m.
Next Post
Shqipëria me nivelin më të lartë të rritjes së çmimeve në Evropë

Shqipëria me nivelin më të lartë të rritjes së çmimeve në Evropë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

August 13, 2026
Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

August 13, 2026
Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

August 13, 2026
VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

August 13, 2026
Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

August 13, 2026
Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Huatë mbi 5 vjet “pushtojnë” portofolin/ Fitojnë terren në tremujorin e dytë. Vlora kryeson me peshën më të madhe

August 13, 2026
VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

August 13, 2026
Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

August 13, 2026
Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

August 13, 2026
Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com