Bllokimi për disa orë mbrëmë në rrugën Milot-Lezhë i dhjetëra qytetarëve ka vënë në lëvizje edhe Prokurorinë e Qarkut Lezhë.
Sipas informacioneve paraprake, nuk është regjistruar ende një procedim penal, por organi i akuzës në Lezhë po mbledh informacion si nga policia ashtu edhe nga ARRSH, në lidhje me mirëmbajtjen e këtij segmenti rrugor.
Gjatë ditës së nesërme do të vendoset nëse ka patur shkelje apo mangësi nga ndonjë institucion shtetëror apo privat.
/a.r