• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bllokimi i Kuvendit, ankohet Bardhi: Nuk po na respektohen të drejtat kushtetuese!

by A R
19/10/2023 11:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi deklaroi se bllokimi i punimeve të kuvendit erdhi për pasojë të sjelljes arrogante të mazhorancës, e cila sipas tij nuk po lejon të respektohen as të drejtat kushtetuese të opozitës.

Bardhi u shpreh gazetarëve se nuk ka asnjë shpjegim se përse nuk po lejohet hetimi parlamentar që kërkohet nga opozita për koncesionet në shëndetësi, vendimmarrjet e ekzekutivit, apo ndërhyrjen në sistemin TIMS.

“Të shpjegojnë përse nuk lejojnë kontroll parlamentar për ndërhyrjen në TIMS. Pse nuk lejohet hetimi për 4 kontratat në shëndetësi. Ka zero shpjegim. Pse nuk lejohet komisioni hetimor për vendimmarrjet e ekzekutivit. Opozitës nuk i lejohet të propozojë anëtarët që dëshiron në komisionin e reformës zgjedhore. Jemi nxitur të mos lejojmë vijimin normal të seancës. Do të donim të përballnim idetë, por kur na mbyllin çdo rrugë institucionale, padyshim që kuvendi nuk mund të funksionojë normalisht. Kjo betejë është për të kthyer normalitetit dhe pluralizmin në parlament. E drejta e opozitës për komision parlamentar është e përfshirë në ligj. Këto janë arsyet përse nuk lejuam të nisi Kuvendi”, tha Bardhi.

/a.r

Next Post
Konfirmon dakordësinë me opozitën, Çuçi: PS ka një qëndrim të qartë për Kosovën. E kemi dëshmuar me vepra mbështetjen e vijueshme

"Bllokimi i Parlamentit, dhunim i institucioneve", Çuçi i përgjigjet opozitës: S'kemi rrëzuar asgjë! Ka një vendim...

Comments 1

  1. F-22 Raptor says:
    3 years ago

    Cfare i ka ndodhur rraces shqiptare qe ka vajtur ne piken qe vritet e dhunohet nga nje qenje pa forme e permbajtje, i lig e pa personalitet si ky Bardhi?! Kam parasyshe rastin e Elbasanit dhe rrugacerine sot me Kuvend.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com