• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bllokimi i autobusit dhe lënia në errësirë e Camp Nou, zbulohet plani për sabotimin e El Clasico-s

by Java News
09/11/2019 17:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Barcelonë, dhe te Barça, kanë qenë të shumtë ata që ishin të bindur se  El Clasico i parashikuar të luhej më 26 tetor mund të ishte zhvilluar pa asnjë problem në Camp Nou. Megjithatë, disa struktura të policisë spanjolle nuk kanë qenë aq të sigurta në lidhje me këtë dhe kanë këmbëngulur që Barça-Real Madrid të shtyhej. Dhe kështu ka ndodhur: El Clasico është vendosur të luhet më 18 dhjetor.

Larg rrëmujave që kanë ndezur Barcelona-n pas vendimit për  të dënuar politikanët e përfshirë në referendumin ilegal mbi pavarësinë e Katalonjës të zhvilluar më 1 tetorin e 2017-ës dhe për zgjedhjet kombëtare, të cilat do të zhvillohen nesër.

Focat e rendit kanë patur frikë që CDR (Komiteti për Mbrojtjen e Republikës, pjesa më ekstremiste dhe e dhunshme e protestuesve) mund të kërkonte të shfrytëzonte vitrinën mediatike ndërkombëtare që ofronte Barça-Real Madrid dhe të kërkonte ta pengonte zhvillimin e ndeshje në njëfarë mënyre.

Shqetësime këto që janë konfirmuar nga Mundo. E përditshmja politike madrilene ka rrëfyer në faqe të parë planin e CDR-së për të sabotuar ndeshjen e 26-tetorit.

“Plani ishte që të rrethohej autobusi i Real-it dhe të pengohej që të shkonte në hotel. Në rast se ky plan do të dështonte, ata do të kërkonin të pengonin madrilenët që të shkonin në stadium. Pjesa tjetër e planit përfshinte lënien në errësirë e Camp Nou gjatë ndeshjes për të bllokuar transmetimin televiziv të ndeshjes”, shkruhet në Mundo.

Zbulimi i këtyre planeve ka shtyrë palët e ndryshme, La Liga-n, forcat e rendit dhe vetë qeverinë, që të vendosnin për shtyrjen e ndeshjes. Problemi është platforma që drejton protestat në Barcelonë, Tsunami Democratic, pasi ka festuar për shtyrjen e El Clasico-s (“Kemi fituar pa zbritur nga autobusi”, kanë shkruar) ka lajmëruar menj ëherë se do të përgatisin nisma të tjera bojkotazhi për 18 dhjetorin.

Sipas Mundo, që  ka cituar burime nga forcat e rendit, ideja e CDR-së ishte të bllokonte rrugën që autobusi i Real Madrid do të bënte nga aeroporti në hotel. Në rast se skuadra e Zidane do të kishte arritur të kalonte këtë pengesë të parë të, do të kishte patur një tentativë tjetër për t’i ndalur madrilenët që të arrinin në stadium.

Pjesa e tretë e planit kishte lidhje me  një sabotim elektrik: ndeshja ishte parashikuar të luhej në orën 13:00, domethënë pa nevojën e dritave artificiale, por CDR donte të shkaktonte një black-out për të bllokuar transmetimin televiziv të ndeshjes. Mungojnë rreth 40 ditë para zhvillimit të ndeshjes dhe tensioni mbetet shumë i lartë./telesport

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Nuk ka qetësi për Roman Polanskin, aktorja e famshme e akuzon publikisht: Më përdhunoi brutalisht kur isha 18-vjeç

FOTO/ Nuk ka qetësi për Roman Polanskin, aktorja e famshme e akuzon publikisht: Më përdhunoi brutalisht kur isha 18-vjeç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Referendumi për kufizimin e popullsisë në 10 milionë, zbulohen rezultatet në Zvicër

Referendumi për kufizimin e popullsisë në 10 milionë, zbulohen rezultatet në Zvicër

June 14, 2026
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin

Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin

June 14, 2026
Politika zero-tarifore e Kinës krijon mundësi të reja për eksportet dhe investimet afrikane

Politika zero-tarifore e Kinës krijon mundësi të reja për eksportet dhe investimet afrikane

June 14, 2026
Kina dhe Mongolia thellojnë bashkëpunimin dypalësh

Kina dhe Mongolia thellojnë bashkëpunimin dypalësh

June 14, 2026
Shqipëria abuzon shumë me antibiotikët, që nga 1990, mbi 300 vdekje çdo vit për shkak të rezistencës mikrobike

Shqipëria abuzon shumë me antibiotikët, që nga 1990, mbi 300 vdekje çdo vit për shkak të rezistencës mikrobike

June 14, 2026
Kushtetuta e grisur!

Kushtetuta e grisur!

June 14, 2026
“Jep dorëheqjen sa nuk është vonë”, Berisha i përgjigjet Ramës: Mbrëmë protestuan 200 mijë shqiptarë

“Jep dorëheqjen sa nuk është vonë”, Berisha i përgjigjet Ramës: Mbrëmë protestuan 200 mijë shqiptarë

June 14, 2026
Mashtrim si “bamirës” me kreditë online, arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve

Mashtrim si “bamirës” me kreditë online, arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve

June 14, 2026
Efektivi i policisë rrugore i jep fund jetës në Tiranë, 30-vjeçari dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit

Efektivi i policisë rrugore i jep fund jetës në Tiranë, 30-vjeçari dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit

June 14, 2026
‘Protestat po shtohen çdo ditë’/ Bardhi i bën thirrje Ramës: Është momenti të largohesh

‘Protestat po shtohen çdo ditë’/ Bardhi i bën thirrje Ramës: Është momenti të largohesh

June 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In