• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Blofi i Blerton Isufit: Gënjeu Shqipërinë dhe Kosovën brenda ditës, dokumentet zyrtare që e kapin “mat” lojtarin e Moldes

by A R
30/05/2026 16:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një skandal i paprecedentë i manipulimit mediatik dhe i “lojës me dy porta” ka shpërthyer rreth emrit të futbollistit të klubit norvegjez Molde, Blerton Isufi.

Teksa mediat në Kosovë nxituan të ngrinin alarmin për një “tentativë rrëmbimi” nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe trajnerit Alban Bushi, dokumentet ekskluzive zyrtare të siguruara nga gazetari Endi Tufa i Top Channel, dëshmojnë një realitet krejtësisht ndryshe.

Bëhet fjalë për një skenar të turpshëm ku një futbollist i moshave përdor fanellën kuqezi dhe atë dardanë si monedhë shkëmbimi për interesa personale, duke tensionuar artificialisht marrëdhëniet mes dy tifozerive vëllazërore, ndërsa të vërtetën ua fsheh të dyja palëve.

Sulmi publik ndaj Shqipërisë: “I refuzova, dua vetëm Kosovën!”

Pas publikimit të listës së Kombëtares U-21 të Shqipërisë për ndeshjet miqësore, ku emri i Blerton Isufit ishte përfshirë rregullisht, lojtari dha një intervistë për portalet në Kosovë. Ai mohoi kategorikisht se kishte dhënë miratimin për të luajtur med Kuqezinjtë, duke deklaruar me tone “patriotike” se kishte refuzuar Shqipërinë dhe se e vetmja zgjedhje për të mbetej përfaqësuesja e Kosovës. Por, çfarë ndodhte në të vërtetë prapaskenave? Mesazhet dhe e-mailet zyrtare të zbardhura zbulojnë se Isufi po luante një teatër me disa akte.

Mesazhi për trajnerin Alban Bushin: “Vdes për Shqipërinë, por s’më lë klubi”

Në të njëjtën kohë kur bënte “patriotin” në mediat e Prishtinës, Blerton Isufi i dërgonte mesazhe private stafit të Shqipërisë U-21, ku betohej për dashuri ndaj ngjyrave kuqezi. Në mesazhin e tij privat, lojtari shkruan tekstualisht:

“Unë kam qenë shumë i gatshëm dhe me shumë dëshirë për të ardhur dhe për të përfaqësuar shtetin tim, Shqipërinë… Për fat të keq, klubi nuk po ma jep lejen, pasi kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme në këtë periudhë. Jam shumë i zhgënjyer nga ky vendim i klubit… Megjithatë, unë jam gjithmonë në dispozicionin tuaj dhe mezi pres herën tjetër për të ardhur.”

Lojtari u tregua “shumë i zgjuar”: Shqipërisë ia la fajin te klubi Molde, ndërsa Kosovës ia shiti sikur e refuzoi Shqipërinë për çështje zemre. Por gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra.

Dokumenti Zyrtar: Molde i thotë “PO” Shqipërisë, lojtari kapet mat!

Ajo që Blerton Isufi nuk e kishte llogaritur, ishte komunikimi i drejtpërdrejtë institucional mes FSHF-së dhe klubit të Molde në Norvegji. Në e-mailin zyrtar që zyrtarja e klubit norvegjez, Tove Berget, i ka dërguar menaxherit të ekipit kombëtar U21 të FSHF-së, Denis Lilo, klubi shprehet plotësisht i lumtur për ftesën.

Në e-mail thuhet qartë:

“Ne jemi të lumtur që Blerton Isufi është përzgjedhur për skuadrën tuaj U-21. Megjithatë, ne kemi një ndeshje të rëndësishme më 30 maj dhe Blerton ndoshta do të jetë në skuadër për këtë ndeshje. Ne do të jemi të lumtur ta lirojmë atë për të udhëtuar të dielën, më 31 maj. Shpresojmë që kjo punon për ju.”

Klubi Molde jo vetëm që nuk ia ndaloi grumbullimin, por u tregua plotësisht i gatshëm ta niste lojtarin drejt Shqipërisë menjëherë pas ndeshjes së datës 30 maj!

Kur shenjtëria e fanellës kthehet në pazar egoje

Në fund të fundit, fanella e një kombëtareje, qoftë ajo kuqezi e Shqipërisë, qoftë ajo dardanë e Kosovës, nuk është thjesht një copë rrobë sportive e radhës. Ajo peshon sa historia, sa lotët, gjakderdhja dhe sakrificat e panumërta të një populli të ndarë padrejtësisht nga kufijtë, por që përmes futbollit ka gjetur gjithmonë urën më të pastër të bashkimit dhe krenarisë.

Është tejet e dhimbshme, madje e turpshme, të shohësh se si kjo ndjenjë e shenjtë kombëtare keqpërdoret sot nga djem të rinj për lojëra të rëndomta egoje, manipulime mediatike dhe interesa të rëndomta karriere. Ndërsa prindërit tanë dikur kanë vuajtur e kanë ëndërruar ditën kur djemtë shqiptarë do të luanin të lirë në fushë nën sytë e mbarë botës, sot disa talente të llastuara e përdorin këtë liri për të gënjyer dy shtete brenda 24 orëve, thjesht për t’u dukur heronj të rremë në rrjetet sociale.

Kombëtarja nuk është pazar, as një mjet për të bërë shantazh e për të rritur vlerën e vetvetes. Mbi të gjitha, vëllazëria e gjakut mes Shqipërisë dhe Kosovës është shumë më e madhe, më e pastër dhe më e shenjtë sesa ambicia e sëmurë e një lojtari që zgjedh të luajë me dy porta. Koha që këta pseudo-patriotë të demaskohen me fakte ka ardhur. Kushdo që nuk e ndjen peshën e kësaj fanelle, bën mirë të qëndrojë larg saj.

Top Channel

Next Post
Berisha pas votimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar: Lista dinjitoze, përfaqësojnë elitën

Berisha pas votimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar: Lista dinjitoze, përfaqësojnë elitën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

September 5, 2026
Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

September 5, 2026
Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

September 5, 2026
I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

September 5, 2026
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

September 5, 2026
Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

September 5, 2026
Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

September 5, 2026
Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

September 5, 2026
“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

September 5, 2026
“Bëni kujdes me shpenzimet”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com