• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bllofi Bashës me inskenimin e tij, audituesi i KLSH-së aktron në VIDEON e kryedemokratit

by Java News
03/02/2020 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas inskenimit të një takimi në dukje rastësor me një pensioniste, që rezultoi të ishtë një militante e flaktë e Partisë Demokratike, kreu demokrat Lulzim Basha ka publikuar gjatë ditës së sotme një tjetër video ku takon në rrugët e Tiranës, qytetarë të “rastësishëm”.

Por përmes kësaj videoje, kryedemokrati ka dalë sërish bllof me inskenimin e tij, pas të cilit fshihen në çdo rast përkrahës dhe militantë të partisë demokratike që hiqen si qytetarë të zakonshëm në përkrahje të Bashës. Në videon e publikuar gjatë ditës së sotme, Basha shfaqet i shoqëruar nga një djalë i ri teksa bashkëbisedojnë për “vizionin” e kryedemokratit.

Në fakt, i riu me emrin Brenton Kotorri që qëndron përkrah Bashës është një aktivist i kahershëm i Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Kotorri, një nga të rintjë më aktivë në mbështetje të partisë demorkatike, njihet për daljet e tij të shpeshta televizive, apo opinionet e shkruara në mbështetje të së djathtës në përgjithësi.

Megjithatë, më flagrante në përdorimin e këtij të riu, është se Kotorri, nuk përfaqëson asnjë nga ata të rinjtë e papunë dhe të pashpresë, që sipas Bashës, po lënë çdo ditë Shqipërinë. Kotorri, rezulton të jetë i punësuar si Auditues i Nivelit të Parë në Kontrollin e Lartë të Shtetit, pranë Departamentit të Auditimit dhe Performancës.

Shfaqja në videon me mesazh politik të Bashës, e një aktivisti që rezulton të jetë edhe zyrtar i institucionit më të lartë shtetëror të auditimit, cënon në fakt edhe imazhin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, që sipas ligjit është një organ i pavarur, i depolitizuar dhe departizuar./ lexo.al

Next Post
Vodafone Albania prezanton Vodafone Business: Një platformë inovative që do të transformojë rrënjësisht bizneset shqiptare

Vodafone Albania prezanton Vodafone Business: Një platformë inovative që do të transformojë rrënjësisht bizneset shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com