Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është takuar këtë të premte me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Antony Blinken u shpreh se ka pasur një bisedë produktive me Vuçiçin.
Ndër të tjera, ata kanë diskutuan për rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Pata një bisedë produktive sot me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç sot. Diskutuam rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën dhe përçova vlerësimin tonë për mbështetjen e vazhdueshme të Serbisë për Ukrainën. Ne ndajmë dëshirën e Serbisë për një të ardhme me BE-në”, shkroi Blinken në Twitter.
/s.f











