• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Blinken nuk e paska problem shallin e Sokol Sadushit

by Dritan Hila
16/02/2024 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Që nga dita që trupa e re e drejtësisë filloi të marrë formë, është ndodhur nën sulmet e opozitës, e cila duhet thënë që nuk është se e votoi në bllok po mos të ishin telefonatat e Donald Lu që i nxori të gjithë për leckash në votim.

Pas kësaj nuk kanë munguar sulmet për delegitimimin e tyre. Më së shumti i ha goditjet SPAK-u, por nuk kanë munguar as ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe ndaj Gjykatës së Lartë.

I fundit ishte sulmi ndaj Sokol Sadushit, kryetarit të Gjykatës së Lartë, duke u nisur nga një pjesëmarrje e tij në përkujtimin e Brigadës së V-të Sulmuese, si djalë i një prej komandantëve të saj.

Parë në rrafshin personal të Sadushit, të jesh krenar për babanë tënd, i bën nder vetë atij. Brigada e V-të ishte njësia që u themelua me njerëz nga krahina e Labërisë dhe mori pjesë në luftimet më të ashpra, duke e vazhduar marshimin e saj deri në Vishegradin e Bosnjës së sotme.

Të vësh shallin e kuq në ceremoni, shall i cili ishte simbol i njësive të LANÇ-it, është sjellja më simbolike që mund të bëhet dhe nderon çdo pasardhës të atyre që patën kurajë të luftonin për lirinë e vendit, pavarësisht se sot jemi në një periudhë kur gjithfarë pasardhësi bashkëpunëtorësh të pushtuesit dhe agjenturash të huaja e ka për nder që është i tillë.

Ne të paktën nuk jemi në fazën që pasardhësit e partizanëve ta kenë për turp që luftuam për lirinë e vendit. Si të tillë kanë qenë aleatë të britanikëve, amerikanëve dhe sovjetikëve.

Natyrisht që Blinkeni e ka ditur se kë takon, e ka ditur se kush po e zbaton reformën e ideuar prej tyre dhe nuk ka asnjë kompleks të takojë fëmijën e një ish-aleati të SHBA-së.

Për më tepër Blinken duke qenë hebre, mund të ketë siklet të takojë pinjollët e bashkëpunëtorëve të nazizmit, por jo të atyre që luftuan kundër tij.

Sa për Sokol Sadushin, mund të thuhet që të jesh krenar për origjinën, veçse i bën nder. Siç duket e paskan për fis që ta pastrojnë vendin nga plehrat.

Next Post
VIDEO/ Bashkëshortja e Navalnyt duartrokitet në konferencën e Mynihut, gjesti i presidentit serb Vuçiç tërheq vëmendjen

VIDEO/ Bashkëshortja e Navalnyt duartrokitet në konferencën e Mynihut, gjesti i presidentit serb Vuçiç tërheq vëmendjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lojë luftash“ me Kavajën!

Nga këmishëkafenjtë e Hitlerit te flamingot rozë

October 6, 2026
Kush fiton nga agresiviteti toksik i flamingove?

Kush fiton nga agresiviteti toksik i flamingove?

October 6, 2026
Kosova shkon drejt zgjedhjeve! PDK refuzon ofertën e Kurtit, Hamza: Kjo po ndodh sepse Vetëvendosja i do të gjitha për vete!

Kosova shkon drejt zgjedhjeve! PDK refuzon ofertën e Kurtit, Hamza: Kjo po ndodh sepse Vetëvendosja i do të gjitha për vete!

October 6, 2026
SHBA pezullon ndërmjetësimin për paqen Ukrainë-Rusi, Rubio: Nuk pati rezultate

Vdekja e 28-vjeçares në laboratorin e Siberisë, reagon Sekretari amerikan i Shtetit: Rusia të japë informacion mbi rastin!

October 6, 2026
Zgjerimi i Bashkimit Europian, ministri Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e BE-së

Zgjerimi i Bashkimit Europian, ministri Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e BE-së

October 6, 2026
E shkreta Marta Kos, nëse hyjmë në BE do të shpallet e korruptuar dhe e lidhur me kartelet

Një bordello gjigande

October 6, 2026
I vuri zjarrin tokës për ta pastruar nga mbeturinat, arrestohet 70-vjeçari! Momenti kur kapet në flagrancë

I vuri zjarrin tokës për ta pastruar nga mbeturinat, arrestohet 70-vjeçari! Momenti kur kapet në flagrancë

October 6, 2026
Ministri Nufi: Modernizimi i arsimit ushtarak sipas standardeve euroatlantike, prioritet i qeverisë shqiptare!

Ministri Nufi: Modernizimi i arsimit ushtarak sipas standardeve euroatlantike, prioritet i qeverisë shqiptare!

October 6, 2026
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Vettingu ka rënë dhe kjo nuk mund të injorohet pafundësisht

October 6, 2026

Lojë luftërash për pushtet në Tiranë e Prishtinë

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com