• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Blinken në Tiranë/ Minxhozi “lexon” peshën e vizitës: Pse u zgjodh Shqipëria dhe mesazhet që do përcillen

by A M
14/02/2024 22:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në studion e emisionit “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, analisti Skënder Minxhozi analizoi vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken në Tiranë.

Duke parë agjendën e Blinken, Minxhozi tha se përzgjedhja e takimeve është shumë interesante, përmban risi dhe mesazhe të qarta.

Ai theksoi se mesazhi intrigues lidhet me takimin që sekretari do të mbajë me formatin e drejtësisë së re, për të përçuar mesazhin kryesor se SHBA është investitorja dhe mbështetësja  kryesore e drejtësisë në Shqipëri.

“Agjendë shumë interesante, ku së pari bie në sy, që mungon opozita, së dyti është takim me kryeministrin me gjithë marrëveshjet që janë dhe me një konferencë shtypi dhe një qëndrim prej 8 orësh, por si detaj intrigues ka takimin me formatin e drejtësisë së re.  Është një nënvizim i fortë i faktit se drejtësia është një investim i drejtpërdrejtë amerikan, është vullneti i palëkundur në tre administrata tashmë, që ka filluar në 2014. Ka filluar me Trump dhe me Biden, kanë qenë të angazhuar  në këtë investim dhe vijnë për të reklamuar atë nivel performance që ka pasur deri tani kjo krijesë e re dhe për ti dhënë një shtysë publikisht dhe për të thënë se ne jemi këtu për të mbështetur këto zotërinj. Fjala mbështetje e ka brenda edhe nocionin e shtytjes”, tha ai.

Ai theksoi se vizita e Blinken është një mesazh shumë i fortë për Shqipërinë, por edhe për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas Minxhozit, në konfigurimin aktual në Ballkanin Perëndimor, faktori shqiptar është më stabël dhe padyshim më i dobishëm për Amerikën.

“Fakti që ai bën një takim qendror me këtë korpus, pra me drejtësinë e re, natyrisht që do të japë një mesazh dhe mesazhi i qartë është: se unë këta zotërinj i mbështes. Për mua në këtë rast mbështetja është edhe nxitje, e nënkupton dhe nxitjen. Si vizitë simbolike dhe një valencë të lartë politike, fakti që ai takon me këtë segment të shtetit shqiptar tregon natyrisht mbështetje. Takimet me kryeministrin janë për të nënvizuar falënderimin, për rolin që Shqipëria ka luajtur në Këshillin e Sigurimit, për situatën në rajon, ku Rusia afishon aspiratat e veta nëpërmjet Serbisë, dhe konflikti i shurdhët në kufirin e sipërm të shteti kosovar është një sfidë e madhe sigurie, në sfond lufta në Ukrainë dhe një konferencë që fillon në Mynih. Është një vizitë që zhvillohet në një sfond ngjarjesh shumë delikate, zhvillimesh të rëndësishme sa të brendshme, aq rajonale dhe aq edhe ndërkombëtare. Do të thoja se është një miks i të trijave. Prezenca e Blinken në Tiranë është një dëshmi e drejtpërdrejtë se në këtë pjesë që quhet Ballkan Perëndimor , me një Serbi që është ajo që dihet,  me një Maqedoni të Veriut, e cila ka sfidat e veta të sigurisë, me një Kosovë, e cila shumë probleme me perëndimorët dhe me një Bosnjë Hercegovinë të ngrirë dhe një Mal të Zi, i cili është shumë i vogël për të ofruar diçka, dhe faktori shqiptar del faktori me koherent dhe më stabël, në sytë e një shteti të madh si Amerika”, tha ai.

/a.d

Next Post
Ekspertët imobiliarë tregojnë pse po rriten kaq shumë çmimet e apartamenteve në vendin tonë

Ekspertët imobiliarë tregojnë pse po rriten kaq shumë çmimet e apartamenteve në vendin tonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

March 27, 2026
Açka: Berisha në krye të partisë në kundërshtim me statutin, ka ardhur koha t’i bëjë një të mirë të fundit PD-së

“Nuk do t’ju mjaftojë kjo jetë dhe as ajo tjetra…”, Açka sulmon PD: I dhatë Ramës 83 mandate më 27 korrik….

March 27, 2026
Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

March 27, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Gjyqi i Maduros në SHBA/ Prokurorët : Ish-presidenti “plaçkiti” pasurinë e Venezuelës

March 27, 2026
Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

March 27, 2026
Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare u rrit 3.75%, më e lartë se mesatarja e BE-së

“Pas naftës do monitorojmë edhe çmimet e shportës së konsumit”, Ibrahimaj: Bordi do funksionojë deri kur…

March 27, 2026
Moti i keq në juglindje, probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona

Moti i keq në juglindje, probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona

March 27, 2026
Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Nuk më pëlqejnë më çunat e Kolumbisë, jam në njohje me dikë nga Dubai!

Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Nuk më pëlqejnë më çunat e Kolumbisë, jam në njohje me dikë nga Dubai!

March 27, 2026
Shkelje pafund në rrugët e Tiranës, mijëra shoferë të gjobitur dhe 16 të arrestuar në një javë

Shtohen rastet në Durrës, shoferët nën efektin e drogës në timon, bien një nga një në pranga

March 27, 2026
Helenizimi i Himarës në këmbim të mbështetjes nga Greqia?

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belerit, mbetet në fuqi dënimi me 2 vite burg!

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In