• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Blinken bëri atë që se bëri as Hillary Clinton”, Spahiu zbulon arsyen e “injorimit” të opozitës!

by A R
15/02/2024 22:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Kreshnik Spahiu është shprehur se sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, jo vetëm që e injoroi opozitën duke mos takuar asnjë përfaqësues të tyre, por sipas tij, bëri edhe një gjest që nuk e ka bërë as Hilari Clinton në vizitën e saj.

Komentet Spahiu i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se Blinken nuk zgjodhi as të fliste në Parlament, gjë që sipas tij tregon se ai nuk donte t’i shihte as me sy përfaqësuesit e opozitës.

Po ashtu ai tha se ka një lloj zhgënjimi të faktorit amerikan edhe ndaj atyre që dolën në fillim kundër Berishës, pasi sipas tij, ata po rreshtohen tani një nga një krah tij.

“Në njëfarë mënyre, ardhja e dhënies së mesazhit të Uashingtonit për hapjen e bazës së Kuçovës, është një lloj relativizimi i bazës së Don Stillit dhe heqjes së ekskluzivitetit të bazës së Ferizajt, bazës së amerikanëve në Kuçovë. Kanë qenë disa mesazhe të heshtura të Blinkenit sot, që i kanë dhënë një lloj relativizimi marrëdhënieve me Prishtinën, duke e sfumuar atë.

Nga ana tjetër, ardhja e Blinken në Tiranë, rifresko edhe njëherë se Tirana konsiderohet edhe njëherë partneri kryesor dhe qendra kryesore e amerikanëve në Ballkan. E katërta që ishte karakteristike ishte se Blinken vërtetë e injoroi opozitën që nuk i takoi, por bëri edhe një gjest tjetër që nuk e bëri Hilary Clinton.

Mund të zgjidhte fjalën në Parlament, i injoroi edhe në Parlament. As me sy nuk denjoi t’i shihte. Nuk pranoi të takojë as opozitën e Berishës dhe as të Bashës. Sepse ka një lloj zhgënjimi të faktorit amerikan edhe me ata që dolën kundër Berishës, sepse edhe ata sot shkuan te ballkoni”, tha Spahiu.

/a.r

Next Post
Plas sherri në studio! Bozhegu përplaset me avokatin e Belerit: Jam pedagoge e të drejtës penale, kujdes me akuzat

Plas sherri në studio! Bozhegu përplaset me avokatin e Belerit: Jam pedagoge e të drejtës penale, kujdes me akuzat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com