• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Blick/ Zvicerani zemërohet: Ndërtime kriminale !S’keni guxim ta thoni, fajin për viktimat e kanë ndërtimet !

by Java News
30/11/2019 15:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

  • Gazeta më e madhe zvicerane, Blick, shkruan se fajin për kaq shumë viktima në tërmetin që ndodhi në Shqipëri e kanë ndërtimet.

Blick ka intervistuar një zviceran që jeton në Durrës me të shoqen, i cili shpërthen me zemërim. Rolf Alther, 77 vjeç, jeton me gruan kosovare në Durrës prej pesë vitesh.

“Kjo nuk duhej të ndodhte,” shan ai.

“Ky tërmet nuk është kaq i madh sa të shkaktonte dëme kaq të mëdha”.

Problemi është se askush nuk guxon këtu të thotë se pse ka dëme të tilla. “Shkaku i shembjeve janë ndërtimet e këqija shkel e shko”.

I zemëruar, ai i ka dërguar foto gazetës se si është dëmtuar banesa e tij dhe godina të tjera. Zvicerani, që dikur ka qenë përfaqësues politik në një parlament kantonal, thotë se këto janë ndërtime kriminale.

“Në Zvicër, fitimi i një ndërmarrje ndërtimi për një projekt është gjashtë deri në shtatë përqind, këtu është 70 përqind! Sipërmarrësit këtu fitojnë një qerre me para në kurriz të sigurisë”.

Alther nuk e ndal shpërthimin kur thotë se druhet se kriminelët do të përfitojnë edhe nga tërmeti.

“Shumë shtete dhe individë po dërgojnë donacione për rindërtim, që do të përfundojnë në xhepat e këtyre mashtruesve”, thotë ai.

Teorinë e tij për ndërtimet e dobëta e mbështet edhe profesori i ETH Zyrih, Bozidar Stojadinovic. Ai thotë se pasi sheh me kujdes fotot, e kupton se bëhet fjalë për ndërtime të dobëta. Sipas tij, ato duhen shembur.

“Ata fokusohen tek fitimi afatshkurtër, në vend që të mendojnë për të nesërmen dhe të investojnë në siguri. Ndërtesat moderne duhet të jenë në gjendje t’i rezistojnë një tërmeti si ai i të martës në Shqipëri,” thotë profesori.

Next Post
Specialistët shpjegojnë çfarë ndodhi dhe parashikojnë çfarë do të ndodhë. Sa e sigurt është jeta e të gjithëve pas tërmetit tragjik?

Specialistët shpjegojnë çfarë ndodhi dhe parashikojnë çfarë do të ndodhë. Sa e sigurt është jeta e të gjithëve pas tërmetit tragjik?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com