• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Blici rrugor/ Mbi 40 mijë gjoba për 1 muaj, 5600 për mosvendosjen e rripit të sigurisë

by A R
05/03/2017 15:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Policia Rrugore në të gjithë vendin  në përmbushje të misionit të saj për rritjen e standardeve të sigurisë në rrugë, mbarëvajtjen e trafikut, parandalimin e aksidenteve rrugore si dhe bashkëpunimit me komunitetin për rritjen e sigurisë në rrugë, gjatë periudhës  një mujore ka shprehur angazhim dhe përgjegjësi në rritje për realizimin e detyrave dhe objektivave në drejtim  të rritjes të  parametrave të Sigurisë Rrugore.
Gjatë muajit shkurt 2017 , në të gjithë vendin , çdo javë është zhvilluar operacioni “Blici Rrugor”, për vendosjen e  rripit të sigurimit, për kaskën mbrojtëse, për mos përdorimin e celularit nga drejtuesit e automjeteve gjatë drejtimit të mjeti, për mos drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, për shpejtësi tej normave të lejuara e për shkelje të tjetra të Kodit Rrugor.
Në këtë kuadër gjatë muajit Shkurt 2017 në të gjithë vendin janë vendosur 40.277 masa administrative në total për shkelje të ndryshme , të ndara këto konkretisht:
5626 masa për mos vendosje të rripit të sigurimit
5855 masa për shpejtësi tej normave të lejuara
5789 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit
497 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse
8102 për parkime të gabuara
14.408 masa administrative për shkelje të ndryshme.
Gjatë muajit Shkurt 2017  u është tërhequr Leja e Drejtimit dhe janë dërguar  në OASH 1.184 drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme, konkretisht:
127 Leje Drejtimi për pije alkoolike matur me Drager
789 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejura, matur me Radar
Si dhe 268 Leje Drejtimi për shkeje të tjera që parashikon Kodi Rrugor.
Gjithashtu gjatë muajit Shkurt 2017 në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 147 drejtues mjetesh, nga këta: 76 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 71 për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi.
Po si rezultat i angazhimit dhe punës parandaluese,  gjatë muajit Shurt 2017, kanë ndodhur 18 aksidente  më pak me pasoja në njerëz,  krahasuar me të njëtën periudhë të vitit 2016.
Gjithashtu  një punë efikase është bërë në drejtim të goditjes së Mitëdhënies, ku në muajin Shkurt 2017 janë goditur nga Policia Rrugore 24 raste.
Policia Rrugore iu bën apel të gjithë përdoruesëve të rrugës të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të vendosin rripin e sigurimit, kaskën mbrojtëse, të respektojnë shpejtësinë e lejuar dhe qarkullimin në vijat e bardha, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, si dhe të mos drejtojnë  mjetin nën ndikimin e alkoolit e aq më keq në gjendje të dehur.
Në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë rrugore , Policia rrugore fton qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të Kodit Rrugor, të mos i ofrojnë ryshfet punonjësit të policisë, të denoncojnë çdo abuzim me detyrën të punonjësve të policisë,  pasi kështu së bashku kontribuojmë për sigurinë e jetës në rrugë dhe për policinë që duam.
Next Post
Zaev vazhdon bindjen se shqiptarët nuk e duan Gruevskin

LSDM: Jo zgjedhje të reja, Presidenti duhet të mandatojë Zaev për qeverinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In