• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Blici” i Beogradit, një teori konspiracioni: Kosova do të marrë Luginën e Preshevës

by Java News
08/05/2018 12:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritetet e Kosovës, me kryeparlamentarin Kadri Veselin në krye, gjatë gjithë kohës mbajnë kontakte me përfaqësuesit e shqiptarëve në jug të Serbisë, siç e quan Beogradi zyrtar Luginën e Preshevës.

Kështu shkruan gazeta “Blic”, sipas të cilës Veseli në këtë mënyrë kontrollon situatën dhe përgatitet për aksione eventuale me synim të marrjes së kontrollit në komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegje, nëse ndonjëherë krijohen kushtet për një gjë të tillë, transmeton Koha.net.

“Veseli gjatë karrierës së tij në krye të shërbimit të fshehtë jolegal të sigurimit, SHIK-ut, synon të krijojë nukleusin e organizatës dhe të përgatisë kuadër për njëfarë shërbimi informativ shqiptar të ardhshëm, i cli në momentin e përshtatshëm do të legalizohej dhe të infiltrohej në valën e madhe në hapësirën e Serbisë, që kufizohet me Kosovën e Metohinë, i cili është i banuar me shqiptarë, me qëllim të organizimit të aksioneve diverzante-terroriste, ose me qëllim të organizimit të kryengritjes së armatosur”, shkruan “Blici” duke u thirrur në burime anonime nga strukturat e shërbimit informativ.

Si një nga bazat e shërbimit ilegal SHIK në jug të Serbisë, kjo gazetë përmend Këshillin Komunal për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Bujanoc, në krye të të cilit është Shaip Kamberi “i cili mban kontakte me Xhumshit Osmanin, udhëheqës i degës së SHIK-ut në Gjilan”. “Anëtarët e Këshillit janë të angazhuar për mbledhjen e të dhënave mbi strukturat e sigurisë dhe rrethanat politike e të sigurisë në jug të Serbisë e më gjerë”, citon “Blic” bashkëbiseduesin anonim, transmeton Koha.net.

Burimi i gazetës shton se Veseli në shtator të vitit 2016 ka pasur në Prishtinë takime me përfaqësuesit e shqiptarëve nga Bujanoci dhe liderët e shqiptarëve nga Presheva. Veseli u ka dhënë instruksione shtesë liderëve shqiptarë në jug të Serbisë që të jenë unikë.

“Edhe sot, në çdo moment, Veseli ndjek me kujdes çdo gjë që ndodhë në jug të Serbisë, i gatshëm që të reagojë, dhe ne e dimë të gjithë çfarë do të thotë kjo”, citon “Blic” burimin, transmeton Koha.net. (b.an)

Next Post
Prindërit pranuan dhurimin e organeve, 13-vjeçari rikthehet në jetë pasi i heqin aparaturat

Prindërit pranuan dhurimin e organeve, 13-vjeçari rikthehet në jetë pasi i heqin aparaturat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In